vizita e presidentes jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga u ka përcjellë besimtarëve Protestantë Ungjillorë urimet më të mira për Krishtlindje. Në urimin e Presidentes Jahjaga thuhet:

“I nderuari Pastor Krasniqi,

Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes me respekt ju përcjell urimet më të përzemërta Juve dhe të gjithë besimtarëve protestantë në Republikën e Kosovës.

Si çdo vit, edhe sivjet, festa e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes e të dashurisë midis popujve dhe dashurinë e Krijuesit për njerëzimin. Uroj që solidariteti, harmonia, mirëqenia dhe mirëkuptimi të mbretërojë në çdo familje.

I nderuari Pastor Krasniqi, juve dhe të gjithë besimtarëve protestantë, ju uroj që Krishtlindjen ta kaloni në atmosferë paqeje dhe dashurie në familjet tuaja”, përmbyllet urimi i Presidentes.

Prishtinë, më, 24 dhjetor 2015

Urimi i Presidentes per Krishtlindje