sejdiu2URIMI I PRESIDENTIT SEJDIU

Presidenti Sejdiu uron besimtarët protestantë për Pashkë!

I nderuari Artur Krasniqi,

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës

Në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve.

Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, dita e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ringjallje e besimit në Zotin.

E çmojmë shumë punën tuaj për mirëkuptimin, tolerancën dhe dashurinë në mesin e njerëzve tanë, pa dallim etnie e besimi.

Duke ju uruar shëndet dhe suksese, ju lus, i nderuar Krasniqi, të pranoni konsideratën time më të lartë.

Me respekt,

Dr. Fatmir Sejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës

sejdiu1