IMG_466910 tetori shënon Ditën e Falënderimit të Pastorit. Edhe pse një datë e pashënuar në kalendarin kishtar, kishat protestante ungjillore gjithnjë e më tepër po ia dedikojnë këtë datë shprehjes së falënderimit të tyre ndaj bariut të kishës.

Këtë vit, kjo ditë koincidoi me thirrjen e KPUK-ut për një Kuvend të Veçantë me pastorët dhe drejtuesit e kishave dhe organizatave në Kosovë. Mase 60 drejtues nga mbarë Kosova u mblodhën ne qytezën e Vushtrrisë për një ditë planifikimi e diskutimi. Temë bosht e këtij takimi ishte drafti i ri për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit të Fesë të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar dhe e ka proceduar për Kuvendin e Republikës së Kosovës për votim.

IMG_4665Me propozim të Kryetarit, Kuvendi i KPUK-ut miratoi themelimin e dy komisioneve ad-hoc që do të merren me bërjen e përgatitjeve të nevojshme legjislative në KPUK me rastin e miratimit të ligjit të ri.

Në kuadër të këtij takimi u shtrua drekë për të gjithë pastorët si shenjë e mirënjohjes nga ana e KPUK-ut për punën e tyre të mirë në Kosovë.