ywam1Të rinjtë me një mision  është një lëvizje ndërkombëtare me shtrirje në mbi 180 shtete të botës me rreth 18.000 punonjës  me aktivitete në  1100 lokacione. Organizata në fjalë është e ndërtuar në 18 vlera biblike.

Të rinjtë me një mision në Kosovë është themeluar në vitin 2000. Gjatë viteve të pasluftës ka kontribuar shumë në rimëkëmbjen e Kosovës duke e dhënë kontributin e vet  edhe në ndërtimin e Kishës së Kosovës, siç është kontributi në themelimin e KPUK-ut.

Ndër vite kjo organizatë, që për mision të vetin ka kryesisht rininë, ka pasur disa drejtues. Përfaqësuesit aktual në Kosovë janë Kreshnik dhe Arbëresha Çeka . Disa nga aktivitetet e shumta që organizata jonë është e përfshirë janë: Puna me të rinjtë, studentët, ndërtimi i një lëvizje të lutjes dhe adhurimit, inkurajimi dhe nxitja për ta ndarë ungjillin, kontributi në shoqërisë e Kosovës për ndërtimin e një familje të shëndosh mbi vlerat biblike, sjelljen e grupeve nga shtetet e ndryshme, etj.

12953318_10209418867655784_1116862802_oPrej  aktiviteteve të lartcekura, ditëve të fundit ne kemi ndërmarr një aksion për pastrimin e lagjeve të Prishtinës nga mbeturinat. Zona e targetuar gjatë kësaj jave ishte lagja Mati 1 në Prishtinë. Një ndër qëllimet tona për këtë iniciativë është vetëdijesimi i popullatës duke qenë vetë si shembull se si dihet shërbyer komunitetit që na rrethon, shpjegon drejtuesi Kreshnik Çeka.  Nismës në fjalë i janë bashkuar edhe të rinj pjesëtarë të organizatës të cilës po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të trajnimit për përgatitjen e dishepujve.

“Falënderimet dhe urimet e banorëve të kësaj lagje kanë qenë të panumërta”, nënzivoi Çeka.

Ne jemi duke vazhduar akoma me projektin dhe zemra jonë është që të sjellim ndryshim në vendin tonë duke filluar prej shtëpive dhe lagjeve tona, përfundoi Kreshnik Çeka, përfaqësues i Organizatës Të rinjtë me një mision, Kosovë.
VEGZA TJERA TË NDËRLIDHURA