eeeeaaIntensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Kishave Protestante Ungjillore tё Ballkanit Perёndimor

Nё qytetin bregdetar tё Barit tё Malit tё Zi prej datёs 10-12 dhjetor 2014 u mbajt takimi i aleancave protestante tё rajonit tё Ballkanit nёn kryesimin dhe inicimin e zyrёs sё Aleancës Ungjillore Europiane, konkretisht tё Sekretarit tё Pёrgjithёm z. Thomas Bucher.

Ballkani numёron 12 shtete (Shqipёria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Romania dhe Moldavia), dhe nё kёtё takim morёn pjesё gjashtё aleanca protestante ungjillore nga kёto vende: Kosova, Shqipёria, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Bosna e Hercegovina). Ky ishte takimi i parё i kёtij formati dhe prej tani e tutje do tё ketё takime tё përvitshme tё kёsaj natyre me qёllimin dhe nevojёn qё edhe aleancat tjera nacionale tё bёhen pjesё aty ku funksionojnё dhe tё formohen atje ku nuk ekzistojnë ende.

Qёllimi i takimit nё Bari ishte qё tё intensifikohet bashkёpunimi rajonal mes aleancave nacionale, tё shkëmbehen përvojat dhe idetё, tё shikohen zgjidhen pёr tejkalimin e disa sfidave me tё cilat hasen kishat dhe aleancat nё kёtё rajon tё Europёs si dhe tё promovohet përparimi i ungjillit dhe forcimi i rrjetit mes aleancave protestante ungjillore.

Raportohet se takimi ka kaluar nё njё frymё tё mirё bashkëpunimi. Pjesёmarrёsit u ndanё tё kënaqur dhe u kthyen nёpёr vendet e tyre tё inkurajuar dhe tё pajisur.

KPUK ёshtё anëtar i Aleancës Ungjillore Europiane si dhe asaj botërore.