mitrovica

Grupi prej 20 studentëve të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovicë (IBCM) nga Mitrovica vizituan për herën e tyre të parë Kishën Protestante Ungjillore në Mitrovicë. Në mjediset e ngrohta të “Bashkësinë Ura e Shpëtimit” ata u mirëpriten nga drejtuesit e kishave në rajonin e Mitrovicës Banush Elezi , Steve Frey dhe Ilia Sebastian.

Studentët shfaqën interesim për të mësuar për besimin Protestant. Pyetjet e tyre ishin mjaft të sinqerta dhe përfshinin temat si: Çfarë besojnë Protestantët? Cili është libri i shenjtë që i besojnë Protestantët? Sa është numri i Protestantëve? Cilat janë fillet e besimit Protestant ndër Shqiptarë? Cilat janë procedurat për t’u shuguruar Pastor?, etj.

Të 27 mysafirëve sa ishin gjithsejt, pjesa dërrmuese e të cilëve ishin studentë, por edhe për profesorët e tyre dhe organizatorët e vizitës nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Misioni në Kosovë, nikoqirët me shumë mirësjellje u përgjigjën në të gjitha pyetjet e parashtruara. Nikoqirët gjithashtu u dhuruan libra falas mysafirëve të cilët shfaqën interesim për literaturën krishtere.

Kjo është vizita e parë e kësaj natyre bërë kishës në Mitrovicë. Organizatorët kanë paralajmëruar për interesim të shtuar nga ana e studentëve mitrovicas për t’u njohur me vlerat e besimit protestant ungjillor.

Pas vizitës, Pastor Banush Elezi u shpreh: “Ne jemi falënderues Zotit që patëm mundësi për ta ndarë Ungjillin me mysafirët”.