Milano 3Mё datёn 2 korrik 2015 nё qytetin e Milanos tё Italisё, u mbajt konferenca ndёrfetare nё kuadёr tё aktiviteteve europiane “Dialog Milano” me temё “Shqipëria njё shembull i bashkёjetesёs fetare nё Europё”.

Me kumtesa u paraqitёn pesё pёrfaqёsues tё komuniteteve fetare nga Shqipёria dhe Kosova: Lucjan Augustini (Kisha Katolike e Shqipёrisё), Andon Merdani (Kisha Ortodokse Shqiptare), Baba Mondi (Komuniteti Bektashi), Pastor Dr. Femi Cakolli (Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës) dhe Genti Kruja (Komuniteti Musliman Shqiptar).

Prej tё gjithё folёsve u prezantuan fakte dhe argumente pёr faktorёt dhe zhvillimet historike e kulturore qё kanё ndёrtuar e siguruar bashkёjetesё ndёrfetare mes shqiptarёve pavarёsisht ngjarjeve qё kanё ndodhur kёtu e 600 vjet mё parё.

Pastor Femi Cakolli nё fjalimin e tij pasi pёrshёndeti tё pranishmit nё emёr tё udhëheqjes sё KPUK-ut dhe tё kishave tё Kosovës, duke cituar priftin ortodoks shqiptar dhe shkrimtarin e madh Fan S. Noli, shtoi: “Mё 1924 Noli shkroi se shqiptarёt duhet tё zgjedhin ose protestantizmin ose bektashizmin. Pra, ajo qё dikush e dikur mund ta merrte si dobësi shqiptare, sot nё botёn postmoderne qё po e jetojmë, ky model ёshtё kthyer nё model jete, nё filozofi bashkëjetese, nё përqasje politike, dhe domosdo qytetare”. Duke folur pёr demokracinë, Pastori potencoi se nuk ёshtё demokratike kur tre ujqër duan ta gllabёrojnё njё qengj. Nё përmbyllje tё kumtesës sё tij, Dr Cakolli përmendi se Protestantët nё Shqipёri dhe Kosovё janë nё vigjilje tё përvjetorit tё 200-tё pranisë nё trevat tona.

Konferenca “Shqipёria njё shembull i bashkёjetesёs fetare nё Europё” ёshtё organizuar nga organizata italiane, e njohur edhe nё Kosovё, me emrin “Shёn Egjidio”.

Komuniteti i Shën Egjidios ka paralajmëruar Lutje për Shqipërinë në fillim të muajit shtator në Tiranë, në vazhdimësi të kësaj konference.

PËR MË TEPËR KLIKO MË POSHTË:

http://www.santegidio.org/pageID/3/langID/en/itemID/12768/Peace-and-dialogue-between-religions-in-Milan-we-talk-about-Albania-an-example-of-interreligious-living-together-in-Europe.html#3_13052,3_12952,3_12960,3_12944,3_12940

http://www.uami-online.it/zhvillohet-ne-milano-konferenca-me-titull-shqiperia-nje-shembull-i-bashkejeteses-fetare-ne-europe/