Promovim libri nga misionari holandez.2Date: 13/07/2015

Se misionarët lidhen emocionalisht me vendin ku shërbejnë, ky është një fakt i pa mohueshëm. Misionarë të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme të historisë kanë shfaqur interesim për vendin ku kanë shërbyer dhe kanë filluar të shkruajnë për të. Vlen të theksohet misionari amerikan Edwin Jasques me kryeveprën e tij mbi historinë e shqiptarëve të titulluar “Shqiptarët” e cila vazhdon të renditet si ndër lirat më pozitiv të shkruar nga jo shqiptarët për popullin shqiptar.

Duket se hapave të njëjtë, edhe pse në një tjetër zhanër, po ec misionari holandez Jaap van’t Veer. Sonte, në lokalet e kishës “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në prani të besimtarëve artdashës u bë promovimi i librit të tij të dytë me përmbledhje poezish të titulluar “Udhës”.

Pastor Femi Cakolli, njëherit editor i librit, në hapje të solemnitetit theksoi: “Libri “Udhës” dikton se cilën udhë duhet ndjekur si njeri dhe si i Krishterë. Shfaq se ka një udhë jo si dogmë por si formësim”. Tutje editori theksoi se libri në fjalë është etikë sepse prek hipokrizinë  e besimit, është filozofi sepse shtron pyetje dhe reflektim.

Nga të pranishëm të tjerë në këtë mbrëmje letrare, Jaap-it iu dha epiteti i mikut të shqiptarëve. Ndërsa autori vetë Kosovën e konsideron shtëpinë e tij të dytë. Ai evokoi kujtimet se si për herë të parë në Kosovë kishte zbarkuar në vitin 1994.

I pranishëm në këtë solemnitet ishte edhe kryetari i KPUK-ut pastor Driton Krasniqi. Në një fjalë rasti duke kujtuar “Këngën e Marias” nga Ungjilli sipas Llukës, theksoi se Shkrimi i Shenjtë Bibla është djepi i artit e kulturës. “Kisha Protestante ndër shekuj e ka kultivuar artin e kulturën në gjirin e vet dhe këtë po e bëjmë edhe sonte”, konkludoi Krasniqi.

Në fund u recituan poezi të autorit por të përkthyera në gjuhën shqipe.