Artikull_1Kohëve të fundit ka pasur interesim të shtuar të medieve të ndryshme për situatën e përgjithshme në Kosovë. Mediet e shkruara kishtare nga Holanda i kanë kushtuar hapësirë të konsiderueshme mediatike vendit tonë. Gazeta prestigjioze kishtare e rajonit verior të Freislandit ka botuar një artikull me titull “Të Krishterët Ungjillorë në Kosovë ndjehen pa shtegdalje por mbahen të fortë”.

Autori Johan Hardeman e fillon artikullin duke shkruar se Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës po përjeton persekutim të heshtur duke nënvizuar se si Qeveria e ka ndarë vetëm një leje ndërtimi për kishë në Prishtinë gjatë dekadës së fundit. Kisha e Kosovës në rritje ka nevojë për objekte kishtare por ato janë t’i marrin ato me qira për t’i kryer shërbesat e tyre.

Më pas kjo gazetë citon Kryetarin e KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi i shprehet: “Ne duam t’i shërbejmë komunitetit dhe duam ta ndajmë dashurinë e Jezus Krishtit me ta”. Kryetari Krasniqi tutje është shprehur se si të Krishterët nuk marrin trajtim të barabartë në jetën e përditshme. Edhe pse Qeveria e Kosovës është sekulare, nuk ka asnjë të Krishterë Protestant të punësuar në institucionet qeveritare citohet të jetë shprehur Kryetari Krasniqi.

Në fund të artikullit gazetari shpreh habinë e tij me rritjen e ekstremizmit fetar në Kosovë.Recently there has been increasing interest in various media about the overall situation in Kosova. Church print media in Netherlands has offered our country a significant media space. Church prestigious newspaper of northern region of Freisland has published an article titled "Kosova Evangelical Christians feel trapped but persevere".