2Një tregim i suksesshëm i një parteriteti të suksesshëm

Popullata e Kosovës gjatë 13 viteve të fundit ka përfituar mëse afër 1 milionë dhurata të Krishtlidjes nga Samaritan’s Purse. Kjo Organizatë ka kontribuar edhe në trajtimin e mëse 160 fëmijëve nga Kosova me komplikime kardiale duke siguruar operacione në spitale me renome në SHBA dhe Kanada.

Pikërisht për të parë progresin e bërë në vendin, për vizitë 4 ditore qëndroi në Kosovë Roy Graham. Ai është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Organizatës Humanitare Ndërkombëtare “Samaritan’s Purse” dhe njëherit biri i drejtorit të kësaj Organizate dhe nipi i Ungjilltarit më të madh të kohërave moderne Billy Graham.

Në një takim rasti me drejtues të kishave të Kosovës që kishin ardhur për ta falenderuar mikun nga Amerika, Graham theksoi: “Ne synojmë që të mos ndërprejmë bashkëpunimin me kishën që merret me Ungjillëzim”. Ai falënderoi të gjitha ata që në mënyrë direkte ose të tërthortë kanë qenë pjesë e këtij programi.

1Leonora Kurti, Koordinatore Nacionale e shpërndarjes së dhuratave të Krishtlindjes në fjalën hyrëse theksoi se vetëm këtë vit Kosova ka përfituar nga rreth 60.000 dhurata.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i KPUK-ut Driton Krasniqi. Kryetari Krasniqi e konsideroi bashkëpunimin ndërmjet Samaritan’s Purse dhe kishës së Kosovës si një tregim i sukseshëm i një partneriteti të suksesshëm. Tutje, në adresimin e tij, Pastori Krasniqi duke e falënderuar z. Graham dhe kishat lokale të Kosovës nënvizoi: “Për çdo buzëqeshje të sjellur në fytyrat e fëmijëve duke e shfaqur dashurinë e Jezus Krishtit, ia ka vlejtur tërë puna e bërë”. Ai, në emër të Këshillit të KPUK-ut, i prezantoi përfaqësuesit të Samaritan’s Purse një Mirënjohje.

Në fund u shtrua një koktej rasti.