OSBE-ja organizuan Konferencën e Dytë ndërfetare – KPUK mbështet krijimin e Këshillit Ndërfetar të Kosovës

"Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, shpirtin dhe mendjen dhe duaje të afërmin tënd si veten" është pjesa e Shkrimit të Shenjtë që lexoi në këtë konferencë Kryetari Pastor Driton Krasniqi. Ai më tej shtoi: "Populli i Kosovës edhe pse i përulur nuk iu ka frikësuar diversitetit fetar, por e ka kultivuar". U adhuroftë gjithmonë Zoti nga ne! përfundoi fjalimin e tij.

Për të dytin vit radhazi Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi konferencës ndërfetare me qëllim të promovimit të dialogut mes komuniteteve fetare. Të pranishëm në këtë konferencë ishin liderët e pesë bashkësive fetare dhe predikuesit fetare nga komuna të ndryshme të Kosovës (nga Bashkësia Islame, Ortodokse, Katolike, Protestante Ungjillore dhe Hebreje), përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë, me një përcjellje nga një numër i konsiderueshëm e medieve.

Këtë vit Konferenca u nda në dy pjesë. Pjesa e parë ishte dedikuar për liderët e komuniteteve fetare, ndërsa në pjesën e dytë folës ishin përfaqësues të këtyre komuniteteve fetare.

Në fjalën e tij të hapjes Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claud Schllumberger falënderoi udhëheqësit fetarë për dialog dhe bashkëpunim që të pasohet nga udhëheqës të tjerë fetarë.

Në përgjithësi, të gjithë folësit kishin një emërues të përbashkët nevojën për miratimin e Ligjit të Fesë për të përcaktuar pozicionin ligjor, gjegjësisht respektimin e feve dhe pronën varrezat nga shteti, si dhe tolerancën fetare në vend.

Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi në fjalën e tij falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për miratimin e një Kushtetute gjithpërfshirëse dhe neutrale në çështjet e fesë dhe Ligjin për Liritë Fetare. Ai bëri thirrje për të kaluar ligjin që përcakton pozitën juridike të bashkësive fetare.

Duke u ndalur në çështjen e pazgjidhur për varrezat tonë të komunitetit, kryetari Krasniqi theksoi: "Ne nuk do të ndalojmë së insistuari për zgjidhje të pranueshme për varrezat e komunitetet tonë të në të gjitha komunat e Kosovës". Gjatë takimeve ndërfetare është nënshkruar një dokument i përbashkët e cila i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës për të siguruar mirëmbajtjen për varrezat ekzistuese, si dhe të sigurojë hapësirë për varreza protestante dhe hebraike. Dokumenti u nënshkrua nga të gjitha bashkësitë fetare të përmendura më lart.

Tutje në fjalim, Krasniqi i kushtoi vëmendje dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve fetare. “Bashkëjetesa fetare nuk është një shpikje e orëve të fundit, tha ai. Krishterimi ka qenë i pranishëm në këtë rajon shekuj me radhë. I përket këtij brezi për të avancuar bashkëjetesën përpara”. Në këtë kontekst, Presidenti Krasniqi foli për krijimin e Këshillit Ndërfetar të Kosovës. Sipas Pastor Krasniqit ky Këshill duhet të ketë një sekretariat të pavarur që do të shërbejë si një urë lidhëse midis komuniteteve fetare nga njëra anë dhe të gjithë së bashku me shtetin. Ai më tej theksoi se në Këshillin duhet të përfaqësohen të gjitha fetë universale që janë të rrënjosura në këtë shoqëri.

Pjesa e dytë e konferencës iu kushtua prezantimit të gjetjeve dhe pikëpamjeve të përfaqësuesve të të gjitha komuniteteve fetare. Në fjalën e tij Femi Cakolli pastor i Bashkësisë Ungjillore të Mesisë dhe njëherit anëtar i Këshillit të Shërbestarëve të KPUK-ut, elaboroi kërkesat themelore të komunitetit tonë fetar.

Pastor Cakolli edhe një herë bëri thirrje që të respektohet nga të gjithë liria individuale dhe kolektive për zgjedhjen e fesë apo të mos praktikumit të saj.

Përfaqësuesit e OSBE-së prezantuan gjetjet nga të gjitha takimet ndërfetare të mbajtura në pesë komunat e vendit me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare. U nënvizua fakti se si në kontekst të bashkëpunimit, të gjithë përfaqësuesit fetarë i kanë vizituar të gjitha ndërtesat fetare të komuniteteve fetare. Si shembull ajo përmendi kishën protestante në Komunën e Kamenicës e cila ka një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverisjen lokale komunale.

Në përfundim të pjesës së dytë dhe të konferencës në përgjithësi, përfaqësuesja e OSBE-së znj. Jasna Dobricik ka falënderuar të gjithë për kontributin e tyre gjatë kësaj konference dhe forumeve në përgjithësi. Ajo bëri të ditur se puna e OSBE-së gjatë vitit të ardhshëm do të fokusohet në krijimin e Këshillit Ndërfetar të Kosovës.