Krishtlindja 2Urimi i Kryetarit të Kishës Protestante Ungjillorë të Kosovës për Krishtlindje

“Sot, lindi për ju një Shpëtimtar që është Krishti, Zoti”.

Sa herë që lind një fëmijë, natyrisht që prindërit nuk mund ta parashikojnë të ardhmen, rrugëtimin jetësor as fundin e jetës në tokë. Por, kështu nuk ishte me Jezus Krishtin. Për dallim prej të gjitha figurave të lashtësisë e bashkëkohësve të tij, për Jezusin dihen minutat e orët e tij të para të ardhjes në këtë botë.

KrishtlindjaPër lindjen e tij të mbinatyrshme ishte profetizuar shekuj para ardhjes së tij. Për pritshmërinë e tij kishte paralajmëruar krye engjëllin Gabriel kur e lajmëron Marinë se ajo do ta lindte trashëgimtarin e fronit të mbretit David. Për misionin e tij prej Shpëtimtari të njerëzimit, paralajmëruan turmat e engjëjve nga qielli.

Prandaj, mu për këtë, gjatë ditëve në vijim mbi një miliardë të Krishterë në mbarë botën kujtojnë me respektin më të thellë e falënderimin më të sinqertë veprën e Perëndisë për ta. Megjithëkëtë, është më rëndësi fakti se sipas njoftimit që engjëjt u bënë barinjve, ky lajm i mirë për lindjen e Shpëtimtarit, nuk ishte vetëm për ndonjë kategori të caktuar njerëzish. Ata thanë se ai ishte për të gjithë popullin (Shih Lluka 2:10).

Me ardhjen e tij, Jezusi nuk e kishte për qëllim thellimin e ndasive fetare që tashmë ishin të pranishme në popull. Ai gjithashtu nuk erdhi për të krijuar një fe të re, por erdhi për ta treguar rrugën për tek Perëndia duke thënë: “Unë jam Udha, e Vërteta dhe Jeta; askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6).

Kishat protestante ungjillore të Kosovës kanë bërë përgatitjet e tyre për këtë festë. Gjatë gjithë muajit dhjetor të këtij viti, Kishat Protestante në mese 17 komuna të vendit kanë shpërndarë mbi 31.000 dhurata për fëmijët e Kosovës duke sjellur buzëqeshje në fytyrat e tyre të njoma. Më datë 24 dhjetor, këto kisha do të mirëpresin shumë besimtarë protestantë e mysafirë të tjerë që ta adhurojnë Perëndinë e ta falënderojnë Atë për dhuratën më të madhe Jezusin.

Urimi i Krishtlindjes 2014

Për këtë festë telegram urimi të gjithë besimtarëve protestantë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ka dërguar edhe Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Pastor Driton Krasniqi.

Mesazhi i Krishtilindjes nga Pastor Driton Krasniqi (Shkarko pdf)