Në vigjilje të kremtimit të 200 vjetorit të lëvizjes protestante mes shqiptarëve, qyteti i Prishtinës sot ka marr pamje të re. Gjithandej nëpër qytet janë vendosur pano që paralajmërojnë për një ngjarje të madhe. Zyra e KPUK-së sot ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njoftohen gazetarët me aktivitetet e institucionit fetar protestant ungjillor të Kosovës për kremtimin e këtij përvjetori. Në komunikatë mes tjerash thuhet:

  1. DREKË PËR KRERËT E BASHKËSIVE FETARE – Më 21 tetor 2016 KPUK shtron drekë jo formale për krerët e bashkësive fetare në vend. Dreka organizohet në mjediset e kishës protestante ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Rr. Rrustem Statovci nr. 9, Prishtinë (prapa ish-Sllovenija Sportit).
  2. AKADEMI SOLEMNE – Më datë 24 tetor 2016 në mjediset e Hotel SIRIUS në Prishtinë, mbahet akademi solemne për shënimin e 200 vjetorit. Të ftuar janë krerët institucional të vendit.
  3. SIMPOZIUM SHKENCOR – Më datë 25 tetor 2016 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës mbahet Simpozium Shkencor me ligjërues nga Kosova, Shqipëria, SHBA dhe Britania e Madhe.
  4. EKSPOZITË ME BOTIME E DOKUMENTE TË KOHËS – Po më datë 25 tetor 2016 duke filluar nga ora 12:00 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës organizohet ekspozitë me botime e dokumente të kohës.