artikull brendiNjë delegacion nga Kishat Protestante Ungjillore të Kosovës qëndruan për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadër të agjendës së tyre, pastorët nga Kosova vizituan kishat ungjillore shqiptare në New York dhe në Philadelphia.

Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi u shpreh tejet i kënaqur me nivelin e besimit të vëllezërve dhe motrave në SHBA. Ai gjithashtu lëvdoi punën e mirë që komuniteti shqiptar po bën për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë migruar për në SHBA. “Kisha e Kosovës duhet t’i thellojë edhe më shumë lidhjet dhe bashkëpunimin me kishat tona simotra në SHBA. Zemra e bashkatdhetarëve tonë krishterë rreh për Krishtin dhe mëmëdhenë”, theksoi mes tjerash kryetari Krasniqi pas kthimit nga vizita.

artikull brendi 2Në kishat e lartcekura si dhe në të gjitha shqiptare ungjillore në SHBA, shërbesat e kishës mbahen në gjuhën shqipe dhe kisha përbëhet nga shqiptarë që kanë migruar në Amerikë dhe të cilët jetojnë dhe punojnë atje.