Shugurimi slideshowKisha Alfa Omega në Ferizaj në një shërbesë festive kishtare shuguroi Pleqësinë e Kishës. Nazmi Berisha, Labinot Loku  dhe Liridon Mehmeti u betuan solemnisht para anëtarësisë së gjerë dhe mysafirëve të shumtë se do ta drejtojnë tufën në rrugën e kryebariut, Zotit tonë Jezus Krisht.

Ceremoninë e betimit e drejtuan pastorët David Thomas dhe Jeffrey Barkhouse. Pleqtë që po shuguroheshin janë betuar të kujdesen për besimtarët duke imituar shembullin e Krishtit dhe duke ju mësuar Fjalën e Perëndisë. Edhe kisha, që do të drejtohet nga këta pleq, njëzëri pohuan se do t’i mbështesin drejtuesit e tyre.

I pranishëm në këtë shërbesë ishte edhe kryetari i KPUK-ut pastor Driton Krasniqi. Pasi e përshëndeti kishën në emër të Zotit Jezus Krisht dhe anëtarësisë së gjerë të KPUK-ut, kryetari shprehu mirënjohje për punën  e deritanishme dhe u bëri thirrje pleqve të rinj që të ndërtojnë mbi këto themele. Ai gjithashtu theksoi se veprimi ynë i sotëm është i rrënjosur në Fjalën e Zotit; ishte përcaktuar nga Apostulli Pal dhe ka një traditë mbi 2,000 vjeçare.

shugurimi 2Para se të bëhet shtrirja e duarve mbi liderët e ri të kishës, siç e kërkon Fjala e Zotit Bibla, pastorët David Thomas, Jeffrey Barkhouse dhe Femi Cakolli dhanë dëshmitë e tyre mbështetëse para kishës, për kandidatët. Paraprakisht Andrew Teeuwen i cili ka shërbyer në Kosovë për shumë vite, predikoi për rolin e pleqve ne kishë. Ai sfidoi pleqtë të  rinj me fjalët e Palit tek 1 Pjetri 5:2 “Ruani tufën e Perëndisë që është midis jush, duke e mbikëqyrur jo me detyrim, por me dëshirë, jo për përfitim të pandershëm, po me vullnet të mirë.”

Nazmiu, Labinoti dhe Liridoni ranë në gjunjë dhe pastorët e pranishëm në shërbesë u luten për ta.

Ç’është shugurimi krishterë?

Fjala “shugurim” rrjedh nga fjala latine “ōrdinātiō” që do të thotë: “caktim në detyrë”, “rend”, “aranzhim”. Në kuptimin eklesiologjik, shugurimi shpesh herë i referohet momentit të ndarjes veç të njeriut për shërbesën e Zotit.

Kur Perëndia e thirr dhe e pajis një njeri për shërbesën e Tij, kjo gjë bëhet e dukshme si për atë person ashtu edhe për tërë kishën. Shërbenjësi duhet t’i përmbush kualifikimet e përcaktuara në 1 Timoteu 3:1-11 dhe Titi 1:5-9 si dhe duhet të ketë dëshirë të zjarrtë për ta predikuar Fjalën e Zotit (1 Korintasve 9:16). Është detyrë e drejtuesve dhe e kishës që ta njohin dhe pranojnë këtë thirrje. Pas kësaj njohjeje organizohet shërbesa publike e shugurimit, edhe pse nuk është absolutisht e domosdoshme. Shërbesa e shugurimit nuk është akordim i ndonjë fuqie por është njohje publike e zgjedhjes së Perëndisë për udhëheqësin.