Fotoja e artikullitMë datë 24 deri 26 maj në Hotel Emerald në Prishtinë për herë të parë Kosova ka pasur nderin për të qenë nikoqire e Takimit të Lutjes për Evropën Juglindore (TLEJ). Në vitet e kaluara kjo ngjarje është mbajtur në Mal të Zi, Shqipëri, Rumani dhe Greqi ndonëse 10 vjet shtet, është hera e parë që Republika e Kosovës të zgjidhet për vend nikoqire. Tema e këtij viti ka qenë “Harmoni në ndryshueshmëri”. Çdo vit udhëheqës politik, shoqëror, biznesesh dhe udhëheqës fetar mblidhen për të ndërtuar marrëdhëniet, për t’u lutur dhe biseduar përreth çështjeve të rëndësishme lidhur me besimin. TLEJ ishte frymëzuar nga takimet e Lutjeve të Mëngjesit Kombëtar filluar në SHBA më 1953.

Anëtarë të Kuvendit të Kosovës ftuan më shumë se 300 njerëz për të marrë pjesë, duke përfshirë përfaqësues nga KPUK-u. Në gjendje të takohen dhe bisedojnë me krerët vendor fetarë dhe udhëheqësit ndërkombëtarë nga e gjithë bota ishin Sekretari i KPUK-ut Brian Gibson dhe Pastor Artur Krasniqi. Duke ndarë të njëjtën tavolinë së bashku me udhëheqësit e bashkësive islame, katolike dhe ortodokse, ata u bashkuan në dialog rreth rëndësisë për të shkuar përtej thjeshtë tolerancës ndaj njëri-tjetrit për diçka më të lartë: respekt të ndërsjellë dhe dashuri.

Folës kryesorë në këtë ngjarje ishin Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Prishtinës Dr. Isa Mustafa dhe anëtarë të tanishëm dhe të shkuar të kongresit amerikan, Robert Aderholt dhe Bob McEwen. Gjatë takimeve, Presidentja Jahjaga ka shprehur se, "Është një kënaqësi për të parë që kaq shumë miq të vendit tim po marrin pjesë në këtë kremtim, organizuar për herë të parë në Republikën e Kosovës, këtu në këtë lutje të mëngjesit."

Pjesëmarrja në ngjarjen e kësaj fundjave ishte mjaft e gjerë me pjesëmarrës nga afro 60 vende të pranishme, dhe nga të pranishmit për të dëgjuar Presidentin dhe Kryeministrin ishin gjithashtu në gjendje për të dëgjuar Senatorin McEwen duke ndarë me ne siç vijon: "Njeriu është shpirtëror, por ai gjithashtu ka një zbrazëti që përpiqet për ta mbushur fizikisht, qoftë me para, me pushtet, apo edhe me fenë, fizikisht duke bërë rituale të caktuara”. Por Jezusi u afrua, dhe shpjegoi se si njeriu mund të jetë së bashku me Perëndinë, duke thënë: "Në qoftë se vini dhe më ndiqni Mua, unë do të ju jap dashuri, gëzim dhe paqe". Gjërat për të cilat njeriu shpirtëror është i uritur por nuk mund t’i sigurojë fizikisht. Gjëra këto që vijnë VETËM përmes një marrëdhënie me Perëndinë.

"Dhe kështu, në qoftë se ju do të pyesni mua për të shpjeguar në katër minuta gjënë më të rëndësishme që kam dëgjuar apo mësuar ndonjëherë në jetën time, ajo do të ishte që Perëndia ju njeh, Perëndia ju donë dhe Perëndia dëshiron Fryma e Tij të bashkohet me shpirtin tuaj nëpërmjet Jezu Krishtit".

Mbledhja u përmbyll të dielën më 26 maj, me një drekë të shtruar në Prizren për të gjithë pjesëmarrësit.