gjilan-5tetor2015Komunitetet fetare të Gjilanit në bashkëpunim me komunën dhe OSBE-në kanë shpallur muajin tetor muaj të tolerancës dhe solidaritetit. Me këtë rast, në datën 29 shtator në ambjentet e Bashkësisë Ungjillore Ringjallja u zhvillua takimi planifikues. Në takim morën pjesë përfaqësues të katër komuniteteve fetare: Islame, Ortodokse, Katolike dhe Protestante si dhe të komunës së Gjilanit dhe OSBE-së. Naim Bllaca dhe Eugen Begu përfaqësonin bashkësinë Protestante të Gjilanit.

Të pranishmit u pajtuan që në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërfetare të mbajtura në të kaluarën, të bashkohën në këtë inisiative të rëndësishme që i përçon qytetarëve të komunës së Gjilanit mesazhe të tolerancës, paqes dhe solidaritetit.

Prej datës 4 tetor e në vazhdim do të mbahen këto aktivitete:

  1. Pastrimi i ambientit në kishën dhe xhaminë në fshatin Dunav.
  1. Turn i ri në futboll të vogël më 10.10 ora 15 në hallën e sporetve.
  1. Ekspozitë në teatrin e qytetit me punime të artit figurativ nga nxënësit e shkollave të mesm e të ulëta me tematikë Toleranca ndërfetare dhe solidariteti.
  1. Tribunë në sallën e teatrit në Gjilan me temën “Toleranca ndërfetare në komunë e mëgjerë”. Në tribunë secili komunitet do të mbajë një ligjëratë. Folës në tribunë do të jetë edhe kryetari i Komunës Z. Lutfi Haziri.

Bashkësia Protestante e Gjilanit do të jetë pjesë aktive e kësaj inisiative dhe aktiviteteve të caktuara, duke treguar kështu se është një komunitet aktiv që beson dhe promovon vlerat e dashurisë, tolerancës dhe solidaritetit.