Murteza Nura ishte rilindasi i fundit i Kosovës. Kështu u tha në komemoracionin e organizuar për nder të jetës dhe veprës së tij në mjediset e pallatit të kulturës në Gjakovë.

Kumtesa e fjalë përshëndetëse u ndanë nga shumë të pranishëm me të cilët baca Xajë, (siç e quanin shokët e tij të idealit; ish të burgosurit politik) i kishte ndarë ditët e tij të lumtura e të hidhura të jetës.

Murteza Xajë Nura u lind më 27 nëntor 1935 në Pejë. Ai ishte poet, piktor e shkrimtar, dhe si i tillë, dha kontribut të gjithanshëm. Me jetën e vet i shërbeu vendit e popullit që nga ditët e hershme të jetës së tij.

Nga pallati i kulturës, kortezhi mortor u përcoll me nderime ushtarake nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Tek varri, lamtumirën e fundit nga kjo jetë në tjetrën, ja dhanë besimtarët e kishës protestante si dhe grupi koral të cilët ekzekutuan këngë të përshpirtshme. Fjalë nga Shkrimi i Shenjtë Bibla ndau pastori Femi Cakolli. Ai lexoi pjesë nga libri i Romakëve.

Baca Xajë e donte shumë Biblën dhe shpesh e lexonte.

VEGZA TË NDËRLIDHURA:

https://sq.wikipedia.org/wiki/Murteza_Xaj%C3%AB_Nura