Pashka slideshowPashka, bashkë me Krishtlindjen, përbëjnë festat themelore të Krishterimit, u tha në shërbesën qendrore të Pashkës, që në mungesë kishës adekuate me hapësire të nevojshme u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në qendër të qytetit të Prishtinës.

Edhe kjo sallë, ishte tejet e vogël për të zënë të gjithë mysafirët që kishin ardhur në numër kaq të madh për ta festuar ringjalljen e Zotit tonë Jezus Krisht. Kujdestarët nga Bashkësia e Popullit të Zotit po bënin të pamundurën për të akomoduar mbi 500 mysafirë sa kishin ardhur për ta festuar Jezusin e ringjallur. Pastor Gani Smolica, në hapje të shërbesës, drejtoj popullin e Perëndisë në lutje për të vazhduar: “vitin tjetër duhet të takohemi në ndonjë ambient dyfish më të madh se ky”.

Në çdo shërbesë protestante ungjillore, fillimisht adhurohet Perëndia me këngë lavdërimi e adhurimi. Kjo pjesë e rëndësishme e shërbesës u drejtua nga Grupi i Adhurimit i Kishës Protestante Bashkësia Ungjillore e Mesisë në Prishtinë. Adhuruesit, kanë përzgjedhur këngë me fokus ringjalljen e Jezusit.

Valdet Zogaj dhe Gramos Hoxha lexuan pjesë të përzgjedhura nga Shkrimi i Shenjtë Bibla. Ata lexuan nga profecitë e Biblës të shkruara rreth 1000 vite para lindjes së Krishtit dhe të cilat janë përmbushur në Jezusin.

Mysafir i veçantë i shërbesës ishte Pastor Steve Manning nga SHBA. Ai u prezantua si mik i Kosovës mbi 20 vite, ndërsa vetë theksoi se Kosova zë vend të posaçëm në zemrën time.

12932822_1755852114630442_3159952829873332221_nPastor Driton Krasniqi, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës ndau mesazhin e Pashkës. Fillimisht ai tha: “Duam bashkërisht ta nderojmë Perëndinë dhe dua të nderoj punën e pastorëve të cilët po mundoheni me punën e Ungjillit aty ku Zoti ju ka thirrur e vendosur”.

Pastor Krasniqi nënvizoi se Jezus Krishti është epiqendra e civilizimit botëror. Me të historia e njerëzimit ndahet në kohën para dhe pas lindjes së Krishtit. Ai ka ardhur për ta paguar çmimin e mëkatit të cilin njeriu vetë nuk mund ta paguante. Duke qëndruar i gozhduar për drurin e kryqit ai i cili nuk njohu mëkat u bë mëkat për ne që ne të rrojmë me drejtësi. Kryqi ishte vendi ku Jezusi qëndronte në mes të qiellit dhe tokës; duke e hapur rrugën për tek Perëndia. Derisa qëndronte i varur në kryq, ushtari i shpoi brinjën nga ku kulloi ujë dhe gjak. Për dallim prej dy cubave të cilët ushtarët ua thyen kockat, Jezusi tashmë kishte vdekur. Teologët argumentojnë se uji dhe gjaku po buronin nga zemra e Jezusit e cila duket se kishe plasur duke parë se si krijesa e tij më e dashur njeriu, po e torturonte Krijuesin e vet të dashur.

12932796_1755852097963777_6062785827978122750_nNë fund të shërbesës u shtruar koktej që u organizua nga Kisha e Nazaretasit “Drita e Botës” në Prishtinë.

Mesazhi i Pashkës nga kryetari pastor Driton Krasniqi