takimi i lutjes 1 - Copy

Besimtarë nga Shqipëria, Kosova e vende tjera, si dhe misionarë që shërbejnë në mesin e Shqiptarëve në Ballkan, u mblodhën në Tiranë në një konventë të lutjes për kombin sipas lutjes së profetit Joel “Thirrje Zotit për Kombin”. Salla e Sporteve “Asllan Rusi” ishte e vogël për të akomoduar të gjithë pjesëmarrësit. Rreth 3000 besimtarë e thirren emrin e Zotit për mëshirë e hir për kombin shqiptar.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH) u ka dërguar thirrje të gjithë besimtare të të gjitha kishave të Shqipërisë që të mblidhen në një ditë lutje e përulje para Perëndisë për kombin shqiptar. Në adresë të KPUK-ut kishte ardhur ftesë që edhe kisha e Kosovës të bëhen pjesë e këtij tubimi mbarëkombëtar.

takimi i lutjes 5Duke iu përgjigjur ftesës, më 29 nëntor 2014, besimtarë nga Kosova, kush me autobus e kush me automjete private, ia mësynë Tiranës për t’u bashkuar me vëllezërit e motrat. Pastorë nga kishat e Kosovës, në mesin e tyre edhe Kryetari i KPUK-ut Driton Krasniqi, gjithashtu morën pjesë në këtë konventë të lutjes.

Pjesëmarrës në këtë takim të madh ishte edhe Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet Fetare pranë Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij përshëndetëse, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë si dhe vëllezërit kosovarë, z. Ilir Hoxholli nënvizoi kontributin e Ungjillorëve në Shqipëri si pasuri.

Ndërtimi i takimit ishte pendesa, falja, shërimi, çlirimi, pajtimi. Sigurisht që edhe pikat e lutjes ishin të ndërtuara mbi këtë bazë. Konventën e shpalli të hapur Kryetari i VUSH-it Pastor Ali Kurti të cilit Zoti i kishte dhënë një vizion për një takim të madh të lutjes. Drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të VUSH-it drejtuan besimtarët nëpër pika strategjike të pendesës e lutjes.

takimi i lutjes 3Kohë e vlefshme iu nda edhe lutjes për Kosovën. Kryetari Krasniqi prezantoi pikat e lutjes që ishin të përqendruara në pendesë e lutje për Kosovën. Pastorët nga Kosova, të cilët bashkërisht qëndruan në platformë, drejtuan turmën e madhe të njerëzve në lutje për vendin tonë. Anita, besimtare nga Mitrovica dhe pjesëmarrëse në takimin e madh të lutjes, në profilin e saj publik në facebook kështu i kishte shprehur mbresat e saj për takimin: “Wow!!! Kurrë më parë nuk kam qenë më mesin e kaq shumë besimtarëve Shqiptarë/Kosovarë!!! Më la pa frymë!!! Wow Zot!!!”.

KPUK dhe VUSH planifikojnë ta thellojnë bashkëpunimin strategjik. Aktivitet tjetër i madh i paraparë është Kuvendi i përbashkët KPUK-VUSH që do të mbahet në Mars 2015 në Durrës.