mark_YPastor Mark Yocom në vitin 1974 e pranoi Krishtin, kur ishte 10 vjeç, duke dëgjuar prej familjarëve të afërm të tij. Por në vitet e tij të adoleshencës u largua nga Zoti dhe u bë një plangprishës.

Në vitin 1984, kur ai ishte 21 vjeç, Marku ia rededikoi jetën e tij Krishtit dhe shërbesës së Tij. Në atë kohë, Marku u bë anëtar i Calvary Chapel në Kosta Mesa, Kaliforni.

Së shpejti Marku u përfshi për të shërbyer në shërbesa të ndryshme duke përfshirë misionin. Më 1986-1987 Marku kaloi një vit në Meksikë dhe më pas në vitin 1996 Zoti e thirri Markun në fushën e misionit në Evropë. Ai kaloi më shumë se 2 vjet në stafin Kolegjit Biblik Calvary Chapel në Austri, derisa Zoti e thirri atë në mesin e popullit shqiptar në Shqipëri, ku ai kaloi një vit.Pastaj ai arriti në Kosovë, pas luftës së vitit 1999 dhe themeloi kishës Golgota në kryeqytetin Prishtinë.
Në vitin 2004 Marku u martua me gruan e tij Celeste dhe Perëndia i ka bekuar ata me vajzën e tyre të bukur Isabella.

Email: myocom@kishaprotestante.net