DKrasniqi PhotoKryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK) Pastor Driton Krasniqi u ka dërguar telegrame urimi Kadri Veselit e Isa Mustafës me rastin e marrjes së detyrave të tyre në krye të Parlamentit respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit të lëshuar nga zyra e KPUK-ut dhe të firmosur nga Kryetari i KPUK-ut Pastor MTh Driton Krasniqi, përcjelljen urime në emër të anëtarësisë së gjerë të KPUK-ut.

Kryetari Krasniqi u shprehu ndjenjat e tij të konsideratës për drejtuesit e dy shtyllave të rëndësishme të shtetit si dhe u siguroj liderëve politikë bashkëpunim e përkrahje në punën e tyre për integrimin e vendit në familjen Perëndimore.

Duke e ditur rëndësinë e udhëheqjes në këto kohë për Kosovën, Pastori i siguroi se “bazuar në Shkrimin e Shenjtë Biblën, kishat tona luten për drejtuesit e vendit tonë. Më lejoni t’ju siguroj se besimtarët tonë do të luten për ju”, thuhet mes tjerash në urim.

Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Zyra Ligjore pranë Zyrës së Kryeministrit, aktualisht ka në tavolinë draftin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Fesë. Pritet që shumë shpejt ky draft ligj, i cili parasheh përkufizimin e pozitës juridike të bashkësive fetare, të futet në programin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratim.