Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës ("KPUK") është një aleancë e kishave dhe organizatave të ndryshme Protestante Ungjillore që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë. KPUK-u është një bashkësi fetare e të gjithë atyre besimtarëve që ndajnë këtë doktrinë dhe e konsiderojnë atë si thelbësore për besimin e tyre.

  • NE BESOJMË në Një Perëndi të Plotfuqishëm, përjetësisht ekzistent, i zbuluar në tre persona: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
  • NE BESOJMË në Biblën si Shkrim të Shenjtë siç është dhënë fillimisht nga Perëndia; e pagabueshme; e frymëzuar në mënyrë hyjnore; tërësisht e besueshme dhe autoriteti më i lartë në të gjitha çështjet e besimit dhe jetës.
  • NE BESOJMË në Zotin tonë Jezus Krisht, Perëndia i shfaqur në mish, lindjen e Tij prej virgjëreshës, jetën e Tij njerëzore të pa mëkat, mrekullitë e Tij Hyjnore, vdekjen e Tij për shlyerjen e mëkateve, ringjalljen e Tij trupore, ngjitja e Tij në qiell, punën e tij ndërmjetësuese, kthimin e Tij të dukshëm me pushtet e lavdi dhe gjykimin përfundimtar e të gjallëve dhe të vdekurve.
  • NE BESOJMË në rënien e qëllimshme të njeriut në mëkat e faj dhe shfajësimin e tij vetëm me anë të besimit në Krishtin të kryqëzuar dhe të ringjallur nga të vdekurit.
  • NE BESOJMË në punën ndriçuese, të brendshme, rigjeneruese dhe shenjtëruese të Frymës së Shenjtë duke e fuqizuar besimtarin për të jetuar një jetë të shenjtë; për të jetuar, dëshmuar dhe predikuar Ungjillin e Jezus Krishtit.
  • NE BESOJMË në unitetin e të gjithë besimtarëve të vërtetë të cilët formojnë Kishën Universale – trupin, kreu i të cilit është vetëm Krishti.