468011_355764384545628_1152192869_oMe rastin e ditës ndërkombëtare të pastrimit, më 24 maj 2013, rreth 142 veta nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) kanë ndihmuar në pastrimin e ambienteve publike në të gjithë Kosovën në mbështetje të aksionit “TA PASTROJMË KOSOVËN”.

Mënyra e kontributit të KPUK ka qenë me angazhim praktik, ku drejtuesit e kishave lokale u kanë bërë thirrje besimtarëve për t’iu bashkuar qytetarëve për pastrimin e vendit. Besimtaret protestant ju bashkuan shoqatave joqeveritare, komunave të Kosovës në pastrimin lagjes Arbëria në Prishtinë, Sheshin e qytetit në Podujeve, Vermicë dhe në nëntë lokacione tjera në mbarë Kosovën.

980770_355765274545539_706595694_oNe shpresojmë që kjo iniciative nuk do të mbaroje këtu, por do të vazhdoj të mirëmbahet si e tillë, sepse ne të gjithë dëshirojmë një Kosovë të pastër dhe duhet ta mbajmë si të tillë. Kjo ka të bëjë edhe me aspekti e vedisimite të qytetarëve që të kujdesemi çdo ditë, nëse duam të kemi një vend të pastër dhe ambient të shëndosh për të gjithë banoret e Kosovës.

Në vazhdim mund të shihni raportin e pjesëmarrjes së kishave në këtë projekt. Identifikimi i zonave të pastrimit është bërë në bashkëpunim me Iniciativën “ TA P1030405PASTROJMË KOSOVËN” në bazë të planifikimit paraprak.

Raporti i përfshirjes së besimtarëve Protestantë Ungjillorë në aksionin “TA PASTROJMË KOSOVËN”

24 MAJ 2013
Ta Pastrojmë Kosovën
Lokacionet e pastruara
(Përfshin rrugët, lagjet, sheshet, parqet, trotuaret etj)
Prishtinë Lagjen Arbëria
Gjakovë Qendër të Qytetit, dhe parku “Nëna Terezë”
Podujevë Sheshin e Qytetit, dy shkolla dhe tri vende të plazhit.
Gjilan Pjesën nga fshati Gllama
Lipjan Rrugën nga qendra rinore deri në qendër të qytetit
Malishevë Ambientet afër Kishës
Prizren Vermicë
Kaçanik Ambientet rreth Qendrës Rinore.