KOSOVA PO FETARIZOHET POLITIKISHT!

There are no translations available.

KOSOVA PO FETARIZOHET POLITIKISHT!

Lёnda: Ndryshimet e Ligjit tё Arsimit mund ta fusin fenё nё shkollat publike

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs (KPUK) me kujdes tё veçantё ёshtё duke i ndjekur nismat e

fundit brenda disa grupeve parlamentare tё Kosovёs qё po pёrgatisin ndryshimin e Ligjit tё Arsimit nё

mёnyrё qё ligjёrisht tё futet feja nёpёr shkollat publike, sikurse edhe pёr lejimin e bartjes sё shamisё

nёpёr institucionet shtetёrore.

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs nё dhjetё vjetёt e fundit vazhdimisht ka kundёrshtuar dhe do

tё kundёrshtojё edhe nё vijim futjen e fesё nёpёr shkolla. Krishterimi i Reformuar, i njohur ndryshe edhe

si Protestantizmi, nё thelb tё doktrinёs dhe besimit tё tij ka ndarjen e shtetit nga feja (kisha). Nga ana

tjetёr po ashtu fuqishёm besojmё se shkolla shqipe duhet tё ndjekё modelin qё e kanё shtruuar me urtёsi

dhe me jetёn e tyre mёsuesit e mёdhenj tё Rilindjes kombёtare sikurse Naum Veqilharxhi, Konstandin

Kristoforidhi, Gjerasim e Gjergj Qiriazi, Sotir Peci, Petro Nino Luarasi, Sevasti e Parashqevi Qiriazi etj.

Nё Kosovё ka liri tё plotё fetare. Kushtetuta garanton tё drejtat dhe liritё fetare, dhe nё anёn tjetёr Qeveria

e Kosovёs ёshtё duke e ndryshuar ligjin pёr liritё fetare dhe sipas disa ekspertёve tё huaj ky do tё jetё ligji

mё i mirё nё Europё pёr sa u pёrket lirive fetare. Nga ky prizёm Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs

konkludon se nё Kosovё asnjё bashkёsi fetare a besimtar nuk ёshtё nё asnjё rrezik tё ushtrimit tё fesё,

pasi jetojmё nё liri, nё demokraci dhe nё trojet e shtёpitё tona dhe secila bashkёsi fetare ёshtё shtuar,

rritur dhe konsiliduar si kurrё mё parё. Ne po shohim se shqiptarёt dhe Kosova po fetarizohen politikisht

çdo vit e mё shumё qёllimisht, dhe rreziku po vёrehet se prej kёtij fetarizimi do tё ketё ngarkesa tё

ndryshme demokratike, kushtetuese dhe qytetare.

Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs i apelon Kuvendit tё Kosovёs, Presidentes sё Kosovёs,

Qeverisё sё Kosovёs dhe gjithё individёve dhe forcave tё shёndosha qytetare, politike dhe kombёtare qё

ta ruajnё shoqёrinё dhe vendin tonё nga fetarizimi politik i vendit tonё e qё kёto ditё po pёrfaqёsohet nga

ideja e futjes sё fesё dhe shamisё nёpёr institucionet publike sikurse edhe nga ndryshimi i historisё sonё.

Ne tё gjithё duhet tё marrim shembull nga figurat e Rilindjes Kombёtare, nga shteti i Shqipёrisё dhe nga

Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pёr sa i pёrket çёshtjes sё fesё nё shkolla publike.

 

Pastor Dr. Femi Cakolli

 

Kryetar i Kishёs Protestante Ungjillore tё Kosovёs