konference rajonale 1Në lokalet e kishës “Bashkësia e Popullit të Zotit” në Prishtinë zhvilloi punimet konferenca rajonale e kishave pentekonstale. Të ftuar në këtë konferencë ishin drejtuesit nacional të kishave pentekostale nga rajoni i Ballkanit, respektivisht nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Kroacia.

Mysafirë të pranishëm të nderit ishin edhe drejtuesit e Bashkimit Pentekostal Evropian  Dr. Arto Hämäläinen, kryetar dhe Damir Špoljarić përfaqësues për rajonin e Ballkanit. I pranishëm si mysafir në këtë takim ishte edhe kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi.

Gjatë konferencës drejtuesit trajtuan një mori temash me interes të kishave pentekostale nga Ballkani në funksion të bashkëpunimit sa më të mirë me zyrën e Bashkimit Pentekostal Evropian me seli në Bruksel.

Bashkimi Pentekostal Evropian përfaqëson 55 kisha nacionale pentekostale nga kontinenti Evropian.In the premises of the church “Fellowship of the Lord’s People” in Prishtina took place the regional conferences of Pentecostal churches. Invited to the conference were national leaders of Pentecostal churches from the Balkan region, namely from Kosova, Albania, Serbia, Bulgaria, Macedonia and Croatia.