Konferenca Ballkanike e Kishës Protestante në Prishtinë

Konferenca Ballkanike e Kishës Protestante në Prishtinë

Posted by admin, With 0 Comments, Category: Lajme,

Ky ёshtё njё lajm ngazёllyes! Ne besojmё, se nё tё ardhmen e afёrt, Perendia do tё bёjё gjёra madhёshtore nё Ballkan. Qё kjo tё ndodhё, ne duam tё pёrmbushim lutjen e Jezusit, qё ne tё jemi njё, ashtu si Ai dhe Ati janё njё dhe tё adhurojmё Atё sё bashku.

Do donim tё shihnim pajtim nё Ballkan, duar tё shtrira ndaj njёri tjetrit, njerёz qё zakonisht konsiderohen armiq, duke adhuruar sё bashku dhe duke parё kombin tonё dhe kombet e Ballkanit tё shёruara. Ardhtё Mbretёria e Tij!

Balkan Call ёshtё ngjarje tri ditore, nga data 8-10 Nёntor, vendi: Bashkёsia Ungjillore e Mesisё- BUM, Prishtinё, ngjarje qё do fokusohet nё lutje, adhurim dhe sesione mёsimi me Dr. Elona Prroj dhe Dr Rhiannon Lloyd. Ne do dёgjojmё dёshmi tё shёrimit tё Zotit dhe restaurimit pёrmes fuqisё sё faljes. Shumё besimtarё, pastorё dhe misionarё nga gjithё qytetet e Kosovёs dhe nga shumё vende tё tjera ballkanike, tashmё po planifikojnё tё marrin pjesё.

Fuqishёm besojmё, se ky moment ёshtё kritik pёr Kosovёn por edhe pёr gjithё historinё e Ballkanit, qё ne tё qёndrojmё sё bashku dhe tё shpallim shёrimin e kёtij vendi.

Ne do donim qё kёtё ngjarje ta mbulonim mё lutje, nё dhomёzen e lutjes tek vendi i konferencёs, me 48 orё Burn, njё kohё e vazhdueshme lutjeje dhe adhurimi, tё cilat do ndahen me orё.

Ju lutem kёrkoni Zotin nese doni tё jeni pjesё e kёsaj dhome dhe zёrё njё apo mё shumё vende gjatё kёtyre tri ditёve, duke adhuruar Jezusin; duke e bёrё kёtё nё form tё muzikёs, lutjes, leximit tё shkrimit, artit apo sido tё udhёheqё Perёndia. Mund tё jesh vetёm me Zotin gjatё asaj kohe e kjo ёshtё nё rregull, sepse ёshtё pёr Zotin, pёr tё ngritur emrin e Tij dhe pёr tё kёrkuar fytyren e Tij dhe Mbretёrinё e Tij qё tё vij nё Ballkan.

Pra, nese jeni tё lirё, dhe keni njё zemer qё Mbretёria e Pёrёndisё tё vij me rizgjim nё Ballkan, ejani dhe bashkohuni me ne nё Prishtinё. Pёr regjistrim dhe mё shumё informacione rreth konferencёs, vendit, orarit apo folёsve, vizitoni web-faqen: www.balkancall.org