Jezusi u ringjall! Ai u ringjall me të vërtetë!

Posted by admin, With 0 Comments, Category: Announcements,

Pastor Imir Gashi, Sekretar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës

Lexues i dashur, Pashka është një lajm i mirë për tërë botën, edhe për ty! Festa e Pashkës
shënon ringjalljen e Krishtit nga të vdekurit. Ёshtë dita ku ne festojmë fitoren mbi vdekjen,
mposhtjen e mëkatit dhe të të ligut. Ky është thelbi i Ungjillit. Ky është lajmi jetëndryshues që
apostulli Pal kishte predikuar në trevat tona Ilire qysh në shekullin e parë.

Mesazhi i Pashkës është mesazhi i shpresës. Kjo është shpresa që ngrihet nga varri. Ёshtë
mesazh i dritës që ndriçon në errësirën më të thellë. Ёshtë mesazhi i fitores edhe atëherë kur
duket se gjithçka ka humbur. Pashka na kujton se dashuria dhe fuqia e Perëndisë është më e
fuqishme se vdekja. Se varri nuk e ka fjalën e fundit.

Këtë ngjarje po festojmë sivjet si komunitet protestant në Republikën e Kosovës sepse Ringjallja
e Krishtit – Pashka – është ngjarja më e madhe që ka ndodhur në botë. Kjo me të vërtetë ka
ndodhur sepse Shkrimi i Shenjtë Bibla na e siguron, sikurse edhe miliona e miliona jetë të
transformuara nga Jezusi. Po e festojmë ringjalljen si një ngjarje faktike dhe historike me të
gjitha implikimet e saj.

Po jetojmë në kohën e ‘Fake News’, ku lajmet e rrejshme bredhin poshtë e lart. Nuk mund të
besosh gjithçka që lexon apo dëgjon. Me përparimin e teknologjisë çdo ditë e më shumë po
bëhet më e vështirë të dallosh çka është e vërtetë dhe jo e vërtetë. Që një lajm të jetë i mirë, së
pari duhet të jetë i vërtetë. Nëse është ‘Fake News’ nuk mund të ketë vlerë dhe dobi. Vërtetësia
e lajmit nuk varet nga ajo se a e besojmë apo jo, por nga fakti nëse ka ndodhur me të vërtetë
apo jo. Fake News mbetet lajm i rremë edhe sikur gjithë bota ta besojë. Ndërsa lajmi i vërtetë
mbetet i vërtetë edhe sikur e mbarë bota të mos e besojë.

Këtë vit Pashka festohet me 1 prill, që është pak sa ironike. Data 1 prilli në popull njihet si ‘dita
e rrenës’ dhe njerëzit janë të kujdesshëm që të mos bien pre e rrenave gjatë kësaj dite. Ironia
qëndron në faktin se këtë vit do të festojmë ngjarjen më të rëndësishme në histori, ringjalljen e
Jezusit nga të vdekurit, në ditën kur rrenat do të bredhin posht e lart. Lajmi i ringjalljes së
Jezusit është një lajm i mirë parasegjithash sepse është një lajm i vërtetë. Është një ngjarje
historike që ka ndryshuar jo vetëm jetë njerëzish por edhe kursin e historisë. Për 2000 vite
është sulmuar dhe sfiduar vërtetësia e ringjalljes së Jezusit. Populli ynë thotë se rrena i ka
këmbët e shkurtëra. Kjo ngjarje i ka bërë ball kohës dhe teorive nga më të ndryshmet me qëllim
të zhverësimit të saj.

E vërteta, se Jezusi u ringjall u proklamua nga dëshmitarët okularë të cilët dëshmonin se ata
kishin parë Jezusin e ringjallur pasi ai kishte vdekur në kryq dhe trupi tij i vdekur ishte vendosur
në varr. Pa ringjalljen e Jezusit, krishterimi kurr nuk do të kishte filluar dhe madje ringjallja
është shpjegimi i vetëm i arsyeshëm për fillimin dhe përhapjen e ungjillit të Birit të Perëndisë
për shpëtimin e kujtdo që beson, dhe kjo është dhuratë dhe hir. Kjo është baza pse u rrit kaq
shumë e shpejt krishterimi edhe pse gjatë 300 viteve të para nën përndjekje, urrejtje e mizori.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, edhe ne sot, si të krishterë protestantë të këtij vendi shpallim dhe e
predikojmë po të njëjtin ungjill.

Apostulli Pal tek letra e parë e Korintasve (kapitulli 15) flet mbi vërtetësinë e ringjalljes dhe
rëndësinë e kësaj ngjarje në besimin e krishterë. Ai fuqishëm artikulon dhe argumenton mbi
vërtetësinë e ringjalljes së Jezusit duke iu referuar individëve dhe grupe njerëzish si dëshmitarë
okularë të kësaj ngjarje dhe në fund ai vetë si një i tillë. Duke argumentuar mbi rëndësinë dhe
implikimet e ringjalljes së Jezusit, apotulli Pal na jep këto konkludime.
Ai konkludon se, në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, atëherë:

  • Predikimi ynë është i kotëI
  • kotë është edhe besimi ynë
  • Ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë
  • Ju jeni ende në mëkatet tuaja
  • Ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve

Por meqenëse Jezusi u ringjall me të vërtetë, atëherë e kundërta është e vërtetë.
Këto fjalë nuk janë thjesht fjalë boshe apo klishe fetare. Ky mesazh është një realitet i prekshëm
dhe i dukshëm për të gjithë ata që kanë vendosur besimin e tyre në Krishtin e ringjallur, për të
gjithë ata që e njohin Atë dhe fuqinë e ringjalljes së Tij. Ky realitet mund të bëhet realiteti yt!
Lutemi që e vërteta dhe realiteti i këtij mesazhi të prekë jetën dhe familjen tënde!
Gëzuar Pashka!!! Zoti na bekoftë neve dhe juve e tërë vendin dhe popullin tonë!
Për shumë mot Pashka dhe ringjallje në zemrat tona!