Fotoja e ArtikullitMbahet kombeferenca ndërkombëtare ndërfetare “FEJA DHE PAJTIMI”

24-26 maj 2013 qyteti i bukur i Pejës ishte nikoqir i shumë pjesëmarrësve nga mëse 40 vende të botës. Qëllimi këtij mbledhimi ishte diskutimi dhe ofrimi i kontributit për pajtim në Kosovë, Ballkan dhe më gjerë.

Konferenca është organizuar nga një koalicion i disa organizatave jo qeveritare europiane. Qeveria e Kosovës, Ambasadat e Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë, UNDP, Tony Blair Faith Foundation, British Council janë sponzorët e kësaj ngjarje.

Folësit e kësaj konference vijnë me përvoja të mëdha në fushën e dialogut ndërfetar në vende të ndryshme të botës. Ata sjellin përvojat e tyre më të mira nga kjo fushë.

Dita e parë filloi me fjalët e Presidentës Jahjaga, Ministrit të punëve të jashtme Enver Hoxhaj drejtuesve të pesë bashkësive fetare të njohura sipas Ligjit të Fesë së Kosovës.

Presidentja Jahjaga thensoi se feja në Kosovë është çështje private që kontribuon kolektiviësht. Ministri i jashtëm Hoxhaj në katë pika paraqiti vizionin e tij për Kosovën moderne. Mes tjerash ai theksoi se në Kosovë nuk do të ketë dallime në mes të bashkësive të mëdha dhe atyre të vogla fetare.

Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi në fjalën e tij përshëndetëse nënvizoi nevojën për trajtim të barabartë që duhet t’u bëhet të gjitha bashkësive fetare në vend. Për këtë ai solli dy shembuj kryesor: i pari ishte fjalet e Jezusit nga Shkrimi i Shenjtë Bibla mbi të cilin ishte ndërtuar OKB-ja “Bëj për të tjerët atë që do doje të tjerët të bëjnë për ty” dhe tjetrin nga tradita e bashkëjetesës në mes të popujve, besimeve e traditave të Kosovës.

Tutje Krytari Krasniqi i theksoi se brezi ynë e ka për detyrë ta ushqeje këtë flakadan që na është bartur nga etërit tonë.

Dita e parë e Konfereëncës u mbyll me një darkë të shtruar nga Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha.

Dita e dytë është përshkuar me prezantime nga panelistë ndryshëm nga vende të ndryshme të botës. Prezantimet u pasuan edhe me diskutime nga të pranishmit.

Dita e tretë i është kushtuar kryesisht vizitave objekteve fetare e kulturore në vend.

Vegza tjera tw ndwrlidhura me Konferencwn

interfaithkosovo.org

https://youtu.be/loxKJ9jzqOg