Është ky viti i katërt me radhë që Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon Konferencë Ndërkombëtare Ndërfetare. Sikurse edhe herëve tjera, edhe këtë vit konferenca mblodhi studiues e sociologë të fesë, përfaqësues politikë e gazetarë si dhe drejtues të komuniteteve fetare nga vende të ndryshme të botës. Tema e konferencës së sivjetme ishte: “Dialogu ndërfetar në kohën e medieve sociale: jetësimi i agjentëve të ndryshimit, kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe gjuhës së urrejtjes”.

Sipas të dhënave nga Instituti për dialog ndërfetar interfaithkosovo, sivjet në konferencë morën pjesë rreth 200 pjesëmarrës nga kontinenti i Evropës, Azisë, Afrikës e Amerikës. Konferenca në fjalë e ka kapur vëmendjen e të gjitha mjeteve të informimit në Kosovë dhe rajon si dhe të disa gazetave me renome si Huffington Post e Le Monde. E pranishme në cilësinë e ligjërueses ishte edhe drejtoresha e rrjetit social Facebook, ndërsa rrjeti tjetër social Twiter ka njoftuar se kjo konferencë ishte ndër dhjetë më të përmendura në këtë rrjet social.

Edhe kjo konferencë, sikur të mëparshmet, përfshin prezantime e fjalime nga liderë politikë e fetarë. Konferencën e hapi presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga për t’u pasur me fjalë nga drejtuesit e të gjitha komuniteteve fetare në vend. Por, ajo që ka rënë në sy këtë vit është mungesa e drejtuesve kryesorë nga të gjitha komunitetet fetare dhe se komunitetet janë përfaqësuar me nivel përfaqësimi. Siç merret vesh nga takimi i drejtuesve, qëllimi i mos shkuarjes së krerëve të komuniteteve nuk është ndërlidhur me konferencën por vjen për shkak të pakënaqësive të grumbulluara ndaj mos përfilljes së kërkesave të komuniteteve fetare nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Tashmë dihet se, përkundër rekomandimeve të dalura nga vizita e Komisionit të Venecias, Kosova vazhdon të mos ketë një ligj që përkufizon pozitën juridike të bashkësive fetare.

Pastor Femi Cakolli, i cili foli në emër të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, thekoi: “Kisha Protestante e Kosovës pёrshёndet pёrzemёrsisht dhe i pёrgёzon organizatorёt dhe kontribuuesit e kësaj konference ndёrkombёtare ndërfetare nё Kosovё, kurse mospjesëmarrja e liderëve kryesorё tё bashkësive tona fetare sot nuk ndërlidhet me kёtё konferencё, por ёshtё shprehje pakёnaqёsie e mosmiratimit tё ligjit për rregullimin e statusit juridik tё bashkёsitё fetare, pastaj mosprezantimin e tyre tё denjё dhe gjithëpërfshirës nёpër tubime tё ndryshme publike si dhe për nёpёrkёmbjen e disa kërkesave tё tjera pёr secilёn bashkësi veç e veç, pёr njё periudhё tё gjatё kohore”.

Edhe Komuniteti Protestant vazhdon të përballet me dy vështirësi kryesore: mungesa e hapësirës për objekt reprezentativ dhe mos lëshimi i lejes së ndërtimit për kisha protestante si dhe mos dhënia e hapësirës për varreza për komunitetin tonë nëpër komuna.