thaci-urimSot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është bërë betimi i Presidentit të ri të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Pas besimit të dhënë para deputetëve, presidenti i ri ka shkuar në zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ka ndërruar vendet me presidenten në largim znj. Atifete Jahjaga.

Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK) pastor Driton Krasniqi i ka dërguar një telegram urimi. Me ftesë të President të ri të vendit, kryetari Krasniqi pritet të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Në telegramin e urimit që pastor Krasniqi ka dërguar në emër të komunitetit Protestant Ungjillor të Kosovës thuhet:

“Ju dërgoj përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e inaugurimit tuaj si President i Republikës së Kosovës. Ju sjellni në institucionin e Presidentit të Republikës përvojën tuaj të pasur që mund t’i shërbej mirëqenies së përbashkët të vendit tonë.

Inaugurimi i sotëm është një proces i rëndësishëm për forcimin e demokracisë së vendit tonë.

Më lejoni z. President Thaçi të shpreh ndjenjat e mia më të larta të konsideratës për ju dhe institucionin në krye të së cilit jeni vendosur. Unë ju siguroj se besimtarët tonë në vazhdimësi luten për ju dhe për Kosovën.

Përpjekjet tuaj për ndërtimin e unitetit shtetëror dhe ndërtimin e shtetit të qytetarit, janë të çmuara dhe të admiruara. Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) do të jetë përherë përkrah jush në kultivimin e forcimin e bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në Kosovë” thuhet në përmbyllje të urimit të Kryetarit Pastor Driton Krasniqi drejtuar President të Republikës së Kosovës.