memoriamRocky Antinore u lind më 21 qershor 1969. Në moshën e rritur Rocky dëgjoj Lajmin e Mirë të  Ungjillit dhe e bëri Jezusin Zotin e jetës së tij. Kthimi i Rockyt te Zoti rezultoi në një transformim rrënjësor të jetës së tij.

Në vitin 2011, Rocky iu përgjigj thirrjes së Perëndisë për të shkuar në Kosovë me qëllim të ndarjes së dashurisë së Jezusit me popullin shqiptar. Zoti e drejtoi atë për të shërbyer në qytetin e Mitrovicës, ku mjaft shpejt bëri shumë miq dhe filloi së mësuari kulturën dhe gjuhën shqipe.

Gjatë 5 viteve të ardhshme, Rocky e deshi dhe i shërbeu popullit të Mitrovicës. Duke e ndjekur shembullin e Jezusit, ai e ofroi jetën e tij plotësisht në shërbim të një grupi të vogël të rinjve, duke i mësuar, duke jetuar në mesin e tyre dhe duke u shfaqur atyre se si është ta ndjekësh Jezusin.

Këtë të shtunë, më 27 gusht 2016, Zoti e thirri Rockyn në shtëpinë e qiellit. Ai u ka shërbyer njerëzve deri në momentin që e pa Jezusin.

Rocky, ke përfunduar mirë vrapimin vëlla. Do na mungosh, por ne i gëzohemi faktit se ti tani ndodhesh në praninë e Jezusit.

Pas kalimit të Rockyt në amshim, ka pasur shumë mesazhe prekëse në rrjete sociale të njerëzve të ndryshëm duke e shprehur dhimbjen për ndarjen e befasishme të shokut të tyre të çmuar.