Themelohet Vëllazëria Ungjillore Shqiptare në Amerikën Veriore

Nju Jork, 5 nëntor 2016

Pastor dhe drejtues të kishave Ungjillore Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada të tubuan në një shërbesë të përbashkët kishtare në Kishën Baptiste në qytetin e Nju Jorkut, kanë njoftuar për formimin e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare për Amerikën Veriore. Pastorë nga Kosova dhe Shqipëria kanë qenë pjesë e këtij shërbese kishtare historike. Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi ka dërguar një telegram urimi përmes një video lidhjeje. Në deklaratën e lëshuar pas ngjarjes mes tjerash thuhet  si në vijim:

Me anë të hirit të Perëndisë, ungjilli po shpallet në mesin e shqiptarëve në Amerikën e Veriut si një vazhdimësi e misionit të Jezus Krishtit, që ka rrënjët e saj në Kosovë dhe Shqipëri, ku Kishat lokale janë mbjellë dhe janë duke u themeluar. Me kishat lokale shqiptare tashmë ekzistuese apo të rejat që do të mbjelljen në qytetet e mëdha si ato të rajonit metropolitan në Nju Jork, Filadelfia, Toronto, Çikago dhe në Miçigan, u duk se ka ardhur koha që do të vijnë së bashku në ungjill si një vëllazëri në përputhje me lëvizjen e njëjtë që tanimë është shprehur në Shqipëri me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë (VUSH), dhe në Kosovë me Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK).

Krahas përkujtimit të rrënjëve ungjillore të versionin e parë modern të Biblës së Kristoforidhi në gjuhën shqipe rreth 200 vjet më parë, themelimin e shkollës së parë për vasha në Korçë dhe Vëllazëria Ungjillore origjinale rreth 125 vjet më parë, drejtuesit e shërbesës shqiptare bashkë me besimtarët u mblodhën për të festuar fillimin e një identiteti dhe misioni të përbashkët në punën e përhapjes së lajmit të mirë të Jezus Krishtit në mesin e emigrantëve etnik që tani jetojnë në Amerikën Veriore. Që nga viti 2012, kishat dhe udhëheqësit e kishave shqiptare të Amerikës Veriore janë takuar çdo vit. Por ky besohet të ketë qenë grumbullimi më i madh në historinë e besimtarëve Ungjillore Shqiptare në Amerikë dhe me angazhim dhe lutje për njëri-tjetrin, ne kemi besim se komuniteti ynë do të rritet si dëshmi e vetme e besnikërisë së Perëndisë ndaj popullit shqiptar që prej kohës së kur Apostulli Pal e ka shpallur për herë të parë shërbimin e ungjillit nga “Jerusalemit e gjer në Iliri” (Romakëve 15: 19-20).

Misioni i vëllazërisë sonë është përmbushja e urdhërimit të madh të Zotit Jezus Krisht (Mateu 28.18-20 dhe Veprat 1: 8) në ngritjen dhe shumëzimin e kishave ungjillore protestante dhe integrimin e plotë të besimtarëve në jetën e kishave lokale ekzistuese të kulturës nikoqire mes shqiptarëve që jetojnë në Amerikën e Veriut. Bashkërisht duam të nxisim dhe promovojmë themelimin e kishave lokale dhe ungjillëzim me bazë kishe të shqiptarëve kudo që dihet për komunitete të konsiderueshme të shqiptarëve etnikë në Amerikën veriore. Për ta realizuar këtë, ne do të kërkojmë marrëdhënie partneriteti tek kishat lokale ekzistuese, liderët apostolik dhe bamirësit me fokus kulturor përbrenda përkujdesjes së përgjithshme të misionit tonë unik me qëllim që të shohim besimtarë shqiptarë të tubohen rregullisht si kisha apo brenda kishave, në mënyrë që besnikëria e Perëndisë të mund të bëhet e njohur në ungjillin e Jezus Krishtit për të gjitha kombet.

E falënderojmë Zotin së bashku me të gjitha kishat dhe dishepujt e Jezus Krishtit kudo që ndodhen shqiptarët, si në atdhe ashtu dhe në diasporë, si dhe kërkojmë që të luteni për ne "që nëpërmjet kishës, në kohën e tashme u manifestohej principatave dhe pushteteve, në vendet qiellore, dituria e shumëllojshme e Perëndisë” (Efesianëve 3:10) dhe se lajmi i besës së Perëndisë që e ndryshon botën, do të bëhet i njohur nga dëshmitarët e tij besnikë në mesin e shqiptarëve deri në "skajet e tokës" (Veprat 1: 8), thuhet në mbylljen e deklaratës së nënshkruar nga Steve Galegor, moderator i VUSH-it në Amerikën Veriore.

Kryetari i KPUK-ut duke mos qenë në gjendje që personalisht të merr pjesë në këtë ngjarje, e ka dërguar konsideratën e tij të thellë nëpërmjet një video lidhjeje. Në emër të besimtarëve protestant ungjillor nga Kosova ai u përcolli të gjithëve çdo bekim nga Perëndia.

"Në ne Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës këtë nismë e kemi ndërmarr shumë vite më parë. Dhe sot, ne i gëzohemi tërë mundit – gjithçka ja vlen për të punuar së bashku. Përfitimet nga puna e përbashkët janë shumë dimensionale. Në Kosovë e kemi dëshmuar se është shumë më mirë të punohet së bashku sesa ndaras", ka thënë Krasniqi.

"Sivjet në Kosovë sapo kemi festuar 200 vjetorin e Lëvizjes protestante mes shqiptarëve. Jemi shumë të lumtur se ndërsa akoma po festojmë tërë punën e të arriturat e punës së Perëndisë në Kosovë e në mesin e shqiptarëve, një lajm kaq i mirë vjen nga Amerika. Ne synojmë që se bashku me ju ta zgjerojmë Mbretërinë e Perëndisë. Prandaj, bashkëpunimi me ju në të ardhmen do të jenë esenciale dhe strategjike”, përfundoi Pastor Driton Krasniqi.