Presidenti Nishani i akordon familjes Qiriazi medaljen presidenciale “Nderi i Kombit”

Client(s):

Sot, në mjediset e presidencës së Republikës së Shqipërisë, në prani të familjarëve e studiuesve si dhe drejtuesve protestantë ungjillorë, në një ceremoni rasti, presidenti i Republikës z. Bujar Nishani i akordoi çmimin “Nderi i Kombit” pas vdekjes, vëllezërve Gjerasim e Gjergj Qiriazi, motrave Sevasti e Parashqevi, si dhe dhëndrit të kësaj familjeje z. Kristo Dako.

Në dekretin nr. 10565 jepet motivacioni i presidentit, si vijon:

“Për kontributin e shquar intelektual dhe atdhetar brenda dhe jashtë trojeve shqiptare për rilindjen, zhvillimin dhe mbarëvajtjen e arsimit tonë kombëtar. Për organizimin dhe pjesëmarrjen aktive në Kongresin e Manastirit, ngritjen e institucionit të parë arsimor femëror, shkollës së vashave “Qiriazi”, krijimin e shoqatave atdhetare-kulturore shqiptare, botimin e Abetares së Parë, periodikëve arsimorë, dhe librave historikë”.

Urdhri “Nderi i Kombit” u ndahet personaliteteve të cilët me emrin dhe veprat e tyre, kontribuojnë, nderojnë kombin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Roli i familjes Qiriazi ishte i shumë anshëm. Besimi i tyre shërbeu si motivim për t’i shërbyer kombit me dritën e Ungjillit.

Leave a Reply