Përmbyllen xhirimet e Filmit “Mbretëria” – pritet inaugurimi

Ndodhemi në një sezon të mahnitshëm në Kosovë të mundësive jashtëzakonisht të mëdha. Megjithatë, për shkak të tensioneve dhe pasigurisë globale, nga lajmet e medieve moderne arrijnë gjithnjë e më tepër mesazhe të cilat nxisin njëfarë ndjenje frike, pakënaqësie dhe armiqësie ndaj të tjerëve. Megjithatë ka një tregim që është duke u prodhuar në Kosovë e që përçon një mesazh pozitiv të shpresës për ata që janë të shqetësuar.

GemStone Media (Media guri i çmuar) – një shërbesë e Misionit Greater Europe Mission (Misioni Evropa e Madhe) me bazë në Gjermani, është duke e xhiruar një ritregim modern në gjuhën shqipe të historisë së Djalit Plangprishës i bazuar në Ungjillin sipas Llukës 15:11-32.

Filmi është xhiruar në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi duke përdorur aktorë profesionistë nga televizioni e Teatri Kombëtar i Kosovës. Disa nga emrat e mirënjohur të fushës së aktrimit që luajnë në këtë film janë: Asllan Hasaj, Kumrije Hoxha, Artan Geca, Kushtrim Kastrati, etj.

Qëllimi i këtij filmi, të titulluar Mbretëria (The Kingdom) është zbulimi i zemrës së mëshirshme të Atit, durimin, mëshirën dhe faljen e Tij, përmes një ritregimi të paharrueshëm të kësaj historie të Biblës në një formë krejtësisht relevante.

Besimtarët do ta kenë mundësinë për ta shfaqur këtë Film në grupe shtëpiake ashtu edhe në mesin e miqve të tyre jobesimtarë, për të nxitur mëshirë dhe falje në marrëdhëniet e tyre me familjen dhe miqtë dhe si një trampolinë për ta shpjeguar aktin përfundimtar të mëshirës dhe faljes së Zotit ndaj të gjithë njerëzve nëpërmjet Jezus Krishtit.

Ju lutem bashkohu me ne në lutje për këtë projekt ndërkohë që gjatë muajve në vijim bëhet kompletimi i tij. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, kliko këtu: http://us13.campaign-archive2.com/?u=aeb4e8de6a426e97a4b18910d&id=317a9c1c06&e