Pastor Driton Krasniqi priti Ambasadoren e Kroacisë Marija Kapitanović

Sot, ambasadorja e re e Republikës së Kroacisë znj. Marija Kapitanović vizitoi selinë e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Në takimin njohës, ambasadoren e priti kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi bashkë me pastor Femi Cakollin.

Ambasadorja Kapitanović e njoftoi kryetarin Krasniqi me angazhimin dhe misionin e Ambasadës së Republikës së Kroacisë në vendin tonë. Nikoqirët nga ana e tyre e njoftuan ambasadoren me shtrirjen gjeografike të kishave protestante në Kosovë dhe rajon si dhe misionin e kishave tona gjithandej në Kosovë.

Në takim u trajtuan edhe shumë tema tjera me rëndësi për Kosovën dhe rajonin. Kryetari Krasniqi e falënderoi ambasadoren me këtë rast për ndihmën që shteti i saj po i ofron Kosovës në vazhdimësi. “Kosova mund të përfitojë shumë nga praktikat më të mira të Republikës së Kroacisë në funksion të integrimit Evropian”, konkludoi Krasniqi.

Leave a Reply