Në Washington mbahet Samiti Botëror në mbrojtjen e Krishterëve të përndjekur

Mizoritë e kryera kundër të Krishterëve nëpër botë në shekullin 21, më 10-13 maj 2017, e ka tubuar në Washington DC Samitin Botëror në mbrojtjen e të Krishterëve të përndjekur. Nën organizimin e Asociacionit të Billy Graham, më tepër se 600 delegat nga 130 shtete të botës u përfaqësuan në këtë samit. Nga Kisha e Kosovës të pranishëm janë pastorët kryetari Driton Krasniqi dhe Artur Krasniqi.

Gjatë të gjitha ditëve të samitit, u raportua për shkelje flagrante të drejtave fetare e sidomos të persekutimit të të Krishterëve nëpër shtetet ku ky besim është më i vogël. Samiti në fjalë sipas “USA Today”, siguroj një platformë për dëgjimin, mbledhjen dhe dokumentimin e tregimeve të dorës së parë.  “The Washington Post” në anën tjetër e filloj artikullin e vet me kryetitull deklaratën e Zv. Presidentit Pence: “Amerika do ta prioritizojë mbrojtjen e të Krishterëve jashtë vendit”.

Predikues Krishterë me renome, paraqiten të kuptuarit e tyre për persekutimin fetar. Vlen të theksohet klasifikimi dhe përkufizimi i përndjekjes fetare që u paraqit në samit. Persekutim fetar do të thotë atëherë kur nuk lejohet ndërtimi i kishave; ndalohet adhurimi i Zotit; nuk punësohen në pozita shtetërore për shkak të bindjes fetare – je qytetar i rendit të dytë. Me fanatizëm fetar nënkuptohet përndjekje jo domosdoshmërisht të koordinuar kundër komunitetit tjetër fetar.

Një mori senatorësh e kongresistësh amerikanë paraqiten fjalët e tyre. Vlen të përmendet nisma e ndërmarrë nga disa senatorë për hartimin e ligjit kundër diskriminimit fetar jashtë SHBA-së.

Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence, i cili u mirëprit me mjaft ovacione nga ana e drejtuesve Krishtere të pranishëm në Samit, është ndër folësit kryesor.

Në adresimin e tij para të pranishmëve, siç transmeton “Shtëpia e Bardhë” në komunikatë, Zv. Presidenti Pence theksoi se “ndodhet këtu në emër të Presidentit Trump si shenjë e dukshme e zotimit të tij për mbrojtjen e të Krishterëve, dhe sinqerisht, të gjithë atyre që vuajnë për besimin e tyre nëpër botë. Dijeni sot me siguri se Presidenti Trump i sheh këto krime ashtu siç janë: vepra të turpshme të persekutimit të nxituara nga urrejtja – urrejtja ndaj Ungjillit të Krishtit. Vuajta e të Krishterëve në Lindjen e Mesme e ka shtyrë Amerikën të veprojë dhe kjo gjë më ka sjellë këtu sot. Presidenti Trup me të drejtë e ka thënë para pak kohësh për kishën Krishtere: “askush nuk është trajtuar më keq në Lindjen e Mesme”. Ai e ka bërë të qartë se Amerika do të qëndrojë pranë ndjekësve të Krishtit në këtë orë të nevojës. Administrata jonë është plotësisht e përkushtuar për t’ju sjell besimtarëve ndihmë dhe ngushëllim jo vetëm në Lindjen e Mesme por gjithandej botës”.

Në deklaratën finale të samitit të lëshuar në përmbyllje të tij mes tjerash thuhet: “Si ndjekës të Krishtit zotohemi të lutemi, inkurajojmë dhe mbështesim bashkë-besimtarët tonë. Ne nuk duhet të qëndrojmë duarkryq duke refuzuar pasivisht për të vepruar për ta. Përndjekja është rritur por dëshmia e kishës për Ungjillin e shpëtimit të Jezus Krishtit nuk do të shuhet kurrë”.

Ky është samiti i parë i këtij lloji. Organizatorët kanë paralajmëruar samite të ngjashme në të ardhmen me qëllim të sensibilizimit të njerëzve vullnetmirë për mbrojtjen e të përndjekurve për besimin e tyre.

VEGZA TJERA TË NDËRLIDHURA:

https://www.whitehouse.gov/the-press-office/2017/05/11/remarks-vice-president-pence-world-summit-defense-persecuted-christians

https://www.washingtonpost.com/news/acts-of-faith/wp/2017/05/11/pence-america-will-prioritize-protecting-christians-abroad/?hpid=hp_hp-cards_mhp-card-national%3Ahomepage%2Fcard&utm_term=.64a048bb5632

https://www.usatoday.com/story/opinion/2017/05/07/christian-persecution-world-egypt-iraq-mexico-column/101279550/

Leave a Reply