Kryetari Krasniqi u prit nga Ministri Imet Rrahmani

Në një takim të veçantë Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi u prit në Ministrinë e Shëndetësisë nga Ministri Dr. Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë.

Në takim u shkëmbyen informacione rreth punës së Kishës Protestante Ungjillore në Kosovë si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Ministri Rrahmani e njoftoi Pastorin Driton Krasniqi me ecurinë e punës dhe përgatitjeve finale që kjo Ministri po bën për lansimin e projektit të madh për Sigurimet Shëndetësore.

Kryetari Krasniqi nga ana e tij e informoi Ministrin se besimtarët protestantë ungjillorë në Kosovë janë pagues të rregullt dhe vullnetar të tatimit në paga dhe të kontributeve pensionale. Kryetari Krasniqi tutje i dha mbështetje projektit për Sigurimet Shëndetësore dhe shprehu gatishmërinë që komuniteti protestant të përfshihet në fushatën e Ministrisë së Shëndetësisë për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës.

Leave a Reply