Biblioteka Kombëtare e Kosovës e nderon KPUK-un me Mirënjohje

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” sot në prani të shumë personaliteteve të vendit dhe përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në vendit tonë hapi edicionin më të ri javor, të 15-tin me radhë, njohur si “Java e Bibliotekës” në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Në kuadër të kësaj jave do hapen disa ekspozita, mbahen konferenca shkencore, ligjërata, promovime dhe aktivitete të tjera bibliotekare në nivel të vendit tonë.

Në kuadër të kësaj jave, BKK ndau edhe disa mirënjohje për kontribues të ndryshëm vendor e ndërkombëtar, që mbështesin librin dhe bibliotekat në Kosovë. Kështu mirënjohje iu nda edhe Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës me motivacionin e dhënies së një koleksioni të pasur e të rrallë nga KPUK dorëzuar para disa ditësh Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Koleksioni i zgjedhur lidhej me shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve. Mirënjohjen në emër të KPUK e pranoi pastor Femi Cakolli, i cili edhe më vonë prezantoi kumtesën e tij shkencore në punimet e “Javës së Bibliotekës” me temë “Përralla dhe teologjikja në veprën e Musinë Kokalarit”.

VEGZA TË NDËRLIDHURA:

http://www.biblioteka-ks.org/Ngjarje/JavaBKK2017.php#