Ambasadori Jan Braathu në vizitë njohëse tek Komuniteti Protestant

Kreu i ri i misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadori Jan Braathu me bashkëpunëtorë i bëri një vizitë njohëse Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Në zyrën e komunitetit protestant delegacioni u prit nga udhëheqja e KPUK-së Pastor Driton Krasniqi kryetar dhe pastor Femi Cakolli anëtar i Këshillit, si dhe menaxheri i zyrës së KPUK-së zotëri Valdet Zogaj.

Në këtë takim kortezie u shkëmbyen ide e pikëpamje rreth gjendjes në Kosovë në përgjithësi dhe sferën fetare në veçanti. Gjatë bisedës u vu në pah edhe roli i kishës protestante në Kosovë si komunitetit me traditë kishtare mbi 200 vjeçare.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Pastor Krasniqi e falënderoi ambasadorin Braathu për të gjitha punët e mira që misioni i OSBE-së ka bërë për t’i ardhur në ndihmë popullit të Kosovës dhe e siguroi atë për lutjet tona.