Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon zgjidhje për çështjen e varrezave protestante nëpër Komuna

Pas rreth 17 vjet mos zgjidhjes së kërkesës së Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës për varreza protestante nëpër komuna të Kosovës, besimtarët protestantë u përballën sërish me situatë aspak të lehtë të diskriminimit fetar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka nxjerrur një deklaratë që bën thirrje për zgjidhje të çështjes pezull të varrezave protestante nëpër komunat e Kosovës. Në deklaratën e zëdhënëses së Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë znj. J. Michele Schohn, siç e trasmeton e përditshmja “ZËRI” thuhet:

“Qytetarët e Kosovës paguajnë taksa dhe tarifa komunave dhe me të drejtë presin që të respektohen barabartë sipas ligjit. Liria fetare është vlerë e respektuar për të dy popujt tanë, aq shumë sa është e ruajtur në të dy kushtetutat tona. Është e rëndësishme për të gjetur zgjidhje për komunitetin protestant për këtë çështje të rëndësishme. Ajo çfarë e bën këtë çështje të vështirë për ta zgjidhur është ajo që ne i kuptojmë se pjesët e varrezave publike tradicionalisht janë rezervuar për komunitetet individuale fetare. Sfida për komunat është që të sigurojë qasje në varreza për të gjitha grupet, por gjithashtu për ta bërë këtë në një mënyrë, e cila është e respektueshme me besimin e komuniteteve të cilat tashmë i shfrytëzojnë pjesët e caktuara të varrezave. Ne e kuptojmë se kjo çështje mund të jetë e komplikuar, por besojmë se duhet të gjenden zgjidhje e cila u mundëson të gjitha komuniteteve që të ndjehen të respektuara”.