Femi_CFemi A. Cakolli, u lind më 1 mars 1969, në fshatin Krilevë të komunës së Kamenicës. Prej vitit 1990-1992 kryetar i Shoqërisë Kulturore “Albana” në Kamenicë. Në besimin e krishterë u kthye më 15 mars 1992. Prej vitit 1994 pastor i Kishës Protestante “Bashkësia Ungjillore e Mesisë”. Më 1995 diplomoi në Universitetin e Prishtinës, në degën e letërsisë shqipe. Prej vitit 1997 editor i Shtëpisë Botuese “Tenda” dhe kryeredaktor i revistës “Letra e Gjallë”. Më 1999 u martua me Belkize Kryeziun nga Prizreni. Tani ata kanë tre fëmijë: Elira, Sioni dhe Jerina. Më 2002 mbrojti tezën e magjistraturës me titull “Kodi biblik në letërsinë shqiptare”. Më 2006 mbrojti tezën e doktoratës me temë “Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës”. Më 2006 kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.

Pastor Femi Cakolli deri tani ka botuar mbi 200 shkrime të ndryshme publicistike e shkencore brenda dhe jashte vendit. Veprat e botuara:

  • Kodi biblik në letërsinë shqiptare (kritikë)
  • Pamfletet e mia krishtere (doktrinë)
  • Hiperteksti biblik në letërsinë e Kosovës (kritikë)
  • Mish fryme (poezi)

Aktualisht merret me studimet teologjike, dhe jeton në Prishtinë.

E-mail: fcakolli@kishaprotestante.net