eugen-kpuk

Lindur dhe rritur në Tiranë, erdhi në njohjen e Krishtit menjëherë pas rënies së komunizmit në korrik të vitit 1991. I’a dedikoi jetën thirrjes për për hapjen e ungjillit mes shqiptarëve dhe menjëherë u bë pjesë e levizjes Ungjillore në Shqipëri duke ungjillëzuar në për fshatra e qytete. Në vitin 1993 u dërgua misionar për themelimin e Kishës Ungjillore në Shkodër.

Prej vitit 1994 – 1997 drejtoi shkollat e dishepullizimit me Të Rinjtë me Një Mision. Prej vitit 1997 – 2003 drejtoi Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Prej vitit 1999 ka qenë aktiv në punë ungjillëzuese dhe kishëmbjellëse në Gjakovë, Drenicë dhe Gjilan duke mobilizuar, trajnuar dhe dërguar punëtorë shqiptarë.

Gjatë këtyre viteve ka qenë një prej pastorëve në kishën Nxënësit e Jezusit në Tiranë. Në vitin 2007 u shpërngul bashkë me familjen e tij në Gjilan dhe punon për themelimin e Kishës Ungjillore atje.

Email: ebegu@kishaprotestante.net