fotoja kryesore - CopyRrjeti ekumenik “Kisha dhe Paqja” tubon rreth vetes pjesëtarë të kishave, komuniteteve e organizatave të ndryshme paqësore krishtere nga Evropa dhe ka për qëllim promovimin e dialogut brenda krishterë dhe ndër fetar dhe shërben si katalizator i iniciativave të përbashkëta.

Rreth 100 pjesëmarrës anëtarë të këtij rrjeti ekumenik nga trembëdhjetë shtete evropiane janë tubuar në Prishtinë më 7-11 tetor 2015, në konferencën ndërkombëtare me temën: “FRUTI I DREJTËSISË ËSHTË PAQJA (Isaia 32:17) – BASHKËJETESA NË ZEMËR TË EVROPËS” .

E pranishme në këtë konferencë në mënyrë virtuale ishte edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian znj. Ulrike Lunacek. Në fjalën e saj përshëndetëse, eurodeputetja Lunacek u bëri thirrje drejtuesve fetare për promovim të dialogut jo vetëm deklarativisht. Folës tjetër i njohur ishte Leonorado Emberti Gialloreti nga Komuniteti i Shën Egjidios në Romë i cili për shumë vite kishte krijuar afërsi me drejtues politik të vendit tonë. Në prezantimin e tij mes tjerash theksoi: “E kundërta e paqes nuk është lufta por egocentrizmi personal, etnik ose kolektiv”.

foto ne artikullPërfaqësuesit e bashkësive fetare në Kosovë në fjalën e tyre i dhanë mbështetje dialogut dhe respektit ndërfetar. Kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi në fjalën e tij nënvizoi faktin se pjesa dërrmuese e shoqërisë kosovare është e përcaktuar për Kosovën Evropiane.

Duke folur për paqen, pastor Krasniqi theksoi: “Paqja nuk ka alternativë, ose të paktën nuk duhet të ketë alternativë. Fatkeqësisht ajo mbetet shumë e kërcënuar sot në botë”. “Bibla – Shkrimi i Shenjtë, na mëson që jetojmë në paqe me të gjithë njerëzit. Ne besojmë se paqja është njëri ndër elementet kryesore dhe primar të një shoqërie por para së gjithash të individit. Prandaj, kishat tona punojnë në nivel të individëve të cilët përbëjnë shoqërinë. Ne punojmë kaq fuqishëm në sferën e bërjes së paqes së njeriut me Perëndinë. Besojmë se njeriu mund t’i kontribuojë paqes më së miri në rrafshin horizontal – me njëri tjetrin, pas njohjes së Krijuesit të vet në rrafshin vertikal”, përmbylli kryetari i KPUK-ut.

Në fund të fjalës së tij a dha një porosi për të gjithë të pranishmit se paqja do të na shërbejë ne vetëm në rast se ne i shërbejmë asaj.

foto ne artikull 2Konferenca “Kisha dhe Paqja” vazhdoi punimet ndërkohë që në programin e saj parashihen vizita objekteve kulturore e fetare të Kosovës. Nikoqire e kësaj konference është kisha protestante Bashkësia e Popullit të Zotit në Prishtinë.