"Në qoftë se populli im, i cili thirret me emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqija; atëherë unë do ta dëgjoj nga qielli, do t'i fal mëkatin e tij dhe do ta shëroj vendin e tij" 2 Kronikave 7:14.

I dashuri ndërmjetës i lutjes për Kosovën,

Ky është viti 18-të me radhë që kisha e Kosovës, e mbështetur nga kishat gjithandej në botë, ndan 24 orë në lutje dhe agjërim për Kosovën. Gjatë këtyre viteve Zoti Perëndia ynë i ka dëgjuar lutjet tuaja; ka ndërhyrë në Kosovë dhe vendi ynë ka shënuar përparime të dukshme.

Edhe pse sot gjendja është krejtësisht e ndryshuar ajo mbetet e rrezikshme. Ka kaq shumë për t’u lutur për vendin tonë. Më poshtë janë katër orientimet strategjike për lutje dhe agjërim:

  1. GJENDJA FRYMORE

(Lutuni për ungjillëzimin e qyteteve e fshatrave të pa prekura me Ungjill; rritjen e kishës aktuale; qëndrueshmërinë e besimtarëve; forcimin e KPUK-ut).

  1. GJENDJA POLITIKE

(Lutuni për paqen e Kosovës. Kosova dhe Serbia nuk kanë qenë më afër një konflikti të hapur që nga viti 1999).

  1. GJENDJA EKONOMIKE

(Lutuni që Perëndia të sigurojë ushqimin për popullin e Kosovën; për ngritje ekonomike në mënyrë që rinia e Kosovës të mos ketë nevojë të migrojë në botë për jetë më të mirë; që Zoti ta ç’rrënjos korrupsionin prej institucioneve të Kosovës).

  1. GJENDJA E DREJTUESVE

(Lutuni për drejtuesit politik e fetarë të Kosovës; për pastorët e misionarët).

Aktualisht president i vendit është z. Hashim Thaçi; kryeministër është z. Isa Mustafa ndërsa kryetar i Parlamentit është z. Kadri Veseli.

Në vitin 2016 të gjitha kishat e Kosovës kanë pasur pastorët e tyre.

DANIELI 9:3-19