31 Tetori – Dita e Reformacionit [Autor: Femi Cakolli]

Hyrje

Kontinenti i Evropian, i cila qëndron mbi tri shtylla e civilizimit (kultura pagane, filozofia greko-romake dhe religjioni i krishterë) për më shumë se 2000 vjet, ndryshimin më të madh e ka përjetuar në fillim të shekullit XVI me ardhjen e Reformimit, respektivisht me paraqitjen e lëvizjes protestante të Martin Luterit, dhe kjo datë është 31 tetori. Prandaj, ndodhemi në prag të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. Në Amerikë janë duke u zhvilluar përgatitjet për festimin e 500 vjetorin e Reformacionit.

Premisat për një Reformimit evropian

Që nga koha kur Krishterimi ra në duart e perandorit romak me origjinë ilire Konstandini i Madh, nga çereku i parë të shekullit të IV-të pas Krishtit, deri në çerekun e parë të shekullit XVI-të pas Krishtit, (një total prej 1200 vitesh), është pjesë e gjatë e historisë e njohur si mesjeta, ose epoka e krishterimit bizantin. Gjithë jeta dhe kultura e Europës është e kontrolluar nga Kisha e Romës dhe kisha e Kostandinopojës, e cila ka shkarë larg në shumë aspekte nga mësimet e Krishtit dhe nga parimet e tjera të Biblës dhe Ungjillit. Gjatë periudhës mesjetare njerëzit nuk mund ta lexonin Biblën, dhe konsiderohej se njerëzit janë aq mëkatar saqë ata nuk janë të denjë për të mbajtur Fjalën e Perëndisë në duart e tyre. Këtyre ditëve “Kisha”, e cila në Evropën Perëndimore ishte vetëm kishë katolike, u thoshte kombeve se Bibla i përket vetëm kishës dhe klerit të saj, prandaj udhëheqësit mund ta lexojnë atë, por për shkak të “injorancës” së njerëzve, është e rrezikshme për njerëzit që ta lexojnë.

Përveç kësaj, të krishterët duhet të bëjnë shumë më shumë vepra ta për fituar shpëtimin e tyre, dhe kisha përfitonte nga kjo punë, e cila ishte në kundërshtim me kishën. Në vitin 1382, anglezi John Wycliffe përktheu Biblën nga latinishtja në anglisht dhe tani njerëzit mund ta lexonin atë. Më vonë, një klerik Çek ngriti zërin e protestës duke kërkuar që të gjithëve duhet t’u ofrohet mundësia e leximit të Biblës në gjuhën e vet amtare, dhe jo thjesht ta dëgjojnë atë nga priftërinjtë dhe atë në latinisht. Në agun e shek. XVI-të, shumë evropianë ndanin mendimin se Erazmo Roterdami ishte ulur si një klloçkë mbi vezë deri me daljen e Martin Luterit. Faktikisht kisha e vërtetë krishtere (Kisha Ungjillore) kishte qëndruar gjithmonë kundërshtuese nënshtrimit ndaj kishës shtetërore në shek IV-të pas Krishtit.

Kush është Martin Luteri?

Martin Luteri u lind më 10 nëntor 1483 në Eisleben të Saksonisë, Gjermani. Nga fëmijëria e tij ai ndoqi shkolla ​​të ndryshme siç ishte pasioni i Gjonit, babait të tij, që djali i tij ta njoh të vërtetën. Gjoni kishte pasion librin, dhe djali i tij u rrit me të njëjtën frymë. Në vitin 1505 Luteri diplomoi nga Universiteti i Erfurtit në drejtimin e Filozofisë dhe Arteve. Për shkak të studimeve të tij të rënda, ai u sëmurë disa herë gjatë moshës së tij të re. Ai vetë thoshte: “të dish si të lutesh është gjysma më e mirë e studimit”. Më 1507 Luteri shugurohet prift katolik. Në vitin 1508 fillon punën si profesor në Universitetin e Wittenbergut. Meqenëse ai kishte studiuar greqishten dhe hebraishten, ishte në gjendje të ligjëronte lëndën e Shkrimit të Shenjtë – Biblës.

Për Luterin erdhi si një zbulesë nga Zoti vargu Biblik që thotë: “I drejti do të jetojë me anë të besimit” (Romakëve 1:17), dhe është nga ky moment që zemra dhe mendja e tij filluan të reformohen. Vizita që ai i bëri papatit në Romë në vitin 1510 ishte shumë e rëndësishme për bindjet e Luterit pasi atje ai hasi shumë hipokrizi dhe shumë doktrina jo të krishtera. Papa Leo X-të kishte urdhëruar shpalljen e indulgjencave dhe të gjithë atyre që i pranuan, detyroheshin të paguanin para, ndërkohë që me këto para Papa kishte filluar ndërtimin e kishës së Shën Pjetrit në Vatikan. Indulgjencat dhe kërkesat e tij kishin shkuar aq larg saqë njerëzit për siguroheshin se të gjitha mëkatet e tyre janë falur, dhe madje edhe mëkatet që do të kryhen në të ardhmen – thjeshtë ata duhet të paguanin paratë! Prandaj, skandal i tillë u përball me rezistencë sidomos në Gjermani nën udhëheqjen e reformatorit të shquar. Luteri është prifti i parë për t’u martuar pasi ai nuk kërkonte mbështetje në kishën katolike, por në Bibël. Ai u martua me Katarina Bora dhe patën gjashtë fëmijë. Më 31.X.1517 (që është Dita e Reformacionit), në Wittenberg, në dyert e kishës së qytetit, Luteri gozhdoi 95 tezat e tij, me njoftimin se në tri ditët e ardhshme ai do të shkonte për t’i mbrojtur publikisht. Tre ditë janë simbolikë e ringjalljes së Krishtit, andaj me këtë simbolikë jepej kuptimi se kisha e Krishtit në Evropë ishte për t’u rritur përsëri. Kërkesa e këtyre tezave ishte reformimi i kishës katolike, por është Papa që kundërshtonte. Pas mbrojtjes publike të tezave, filluan sulmet e papatit. Në mbledhjen e Kuvendit të vitit 1524 u lind përfundimisht kisha protestante. Më 1529, në Kuvendin e Schppeier, një numër i vogël i princave bënë thirrje për protestë kundër sjelljeve të mbretit gjerman dhe shumicës së princave të tjerë, dhe gjithashtu iu dha mbështetje reformave të Luterit. Më 1531, princat protestantë themeluan Ligën Protestante.

Martin Luteri vdiq më 18 shkurt 1546. Luteri nuk është një profet për protestantët, por vetëm Shërbestar i Perëndisë. Përveç Luterit këto ishin figurat kyçe të reformacionit: J. Calvin, U. Cvingle, K. Grebel, MV Ilirik, F. Melanchthon, J. HUS, JA Kaminski, H. Bollinger etj

Reformacioni ose Tezat e Luterit

Më 31 tetor 1517 Martin Luteri i zemëruar me kishën katolike e cila kishte në pronësi shtetërore, pagane, kulturaliste, e krijuar në një oborr të burrave fisnik, shtypëse e fermerëve dhe të varfërve; duke qenë i mërzitur se njerëzit nuk e kishin lirinë e mendimit; duke qenë i zemëruar se Ungjilli i Krishtit nuk po predikohej – ai shpalli 95 tezat e tij të njohura, mu në derën e kishës së Wittenberg. Tezat e tilla ishin mënyra, programi dhe platforma e Reformacionit. Pesë tezat kryesore, që kapen vëmendjen dhe interesimin e popullatës së gjerë prej të gjitha shtresave në Gjermani, Zvicër, Angli, Francë, etj, janë si vijon, më poshtë:

  • Sola Fide (Vetëm besimi)

Besimi vjen vetëm duke besuar në Perëndinë dhe njerëzit nuk janë të detyruar të bëjnë vepra të mira në mënyrë që të shpëtohen. Në Bibël (Letra e Palit tek Romakëve 4: 5 thotë, “… ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi”.

  • Sola Gratia (Vetëm Hiri)

Shpëtimi, dhe jeta si besimtarë, vjen vetëm nga hiri i Perëndisë, dhe njerëzit nuk mund ta fitojnë as ta meritojnë atë. Në Letrën e Palit drejtuar Efesianëve 2:8, ai thotë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhurata e Perëndisë, jo nga veprat që të mos mburret askush”.

  • Solus Christus (Vetëm nëpërmjet Krishtit)

Shpëtimi vjen nga vetëm Jezus Krishti, dhe nuk ka nevojë për asnjë ndërmjetës tjetër. Në Bibël, në Veprat e Apostujve 4:12 shkruan: “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi”.

  • Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi i Shenjtë)

Fjala e Perëndisë është Fjala përfundimtare e Perëndisë në jetën tonë si besimtarë. Asnjë këshillim tjetër nuk mund të krahasohet me drejtësinë e Fjalës së Perëndisë. Në Veprat 17:11 thuhet: “… dhe e pranuan Fjalën e Perëndisë me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu”.

  • Soli Deo Gloria (Vetëm Perëndisë Lavdia)

Lavdi nuk na përket neve. Qëllimi përfundimtar i jetës sonë nuk është që të jemi të suksesshëm, të pasur, të zot, ose për të përmbushur nevojat tona. Perëndia na ka krijuar dhe na mban nga fuqia e dashurisë së tij. Ai ka bërë gjithçka në jetën tonë dhe ai është i denjë për çdo lavdërim nga të gjithë popujt e tokës. Në Efesianëve 1:11-12 shkruan: “Në të (Zotin) kemi qenë të zgjedhur, … që ne të jemi për lëvdim të lavdisë së tij ….”

Reforma e Luterit u kthye në një lëvizje të fuqishme në mbarë vendin, dhe qëllimi i tij kryesor ishte liria e individit, aplikim i mësimit të Krishtit, de nacionalizimi i kishës, decentralizimi kishtar, shembja e kultit të Papës dhe rolit të tij mbi jetën e të krishterëve, përkthimi i Biblës në gjuhët kombëtare, që lavdërimi dhe adhurimi të zhvillohen në gjuhën amtare, heqja e statujave dhe ikonave nga kisha e Zotit, mohimi i sakramenteve katolike, heqja e ligjit për lumturimin, ndalimi i shitjes së indulgjencave, mohimi i doktrinës së purgatorit, riinterpretim i mësimit të transubstancijimit, eliminimi i ndikimit të traditës mbi Biblën, shpallja e martesës së klerikëve si legjitime, etj

Përhapja e Reformacionit dhe sfidat e tij

Reformimi u përhap shumë shpejt sidomos në Zvicër, Francë, Angli, Holandë, Çeki, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, etj, dhe në këto vende pothuajse të gjithë njerëzit kaluan nga Kisha Katolike në Kishën Protestante. Atëbotë Papa ishte francez, dhe ai lidhi një marrëveshje me mbretin e Francës dhe princat tjerë të Spanjës dhe organizoi kundërshtimet më të ashpra të njohura në historinë e Evropës për sa u përket bindjeve fetare. Nga frika se i gjithë kontinenti ishte duke u reformuar (po bëhej protestantë), filluan atë që është e njohur si “netët e Shën Bartolomeut”, aksion i ngjashëm me veprimet famëkeqe të “vrasjes së shtrigave”, ku gjatë një nate të vetme, më 23 gusht 1572, në Francë janë vrarë mbi 6000 fisnikë Francez Protestantë, dhe në këtë mënyrë veprimet të tilla të dhunshme dhe vrasjet e të krishterëve protestantë vazhduan edhe në vende të tjera, ku në krye të këtyre mizorive ishte emëruar Ignatius Loyola (spanjisht: Ignacio de Loyola) , i cili u bë figura kryesore e kundër-Reformacionit. Reformacioni u përhap me shpejtësi në të gjithë kufijtë e Europës, deri tek kufijtë me Perandorisë Osmane; në këtë mënyrë duke e lënë Ballkanin pa Reformacion për shkak të sundimit osman. Ndërkohë që shumë të krishterë protestantë u persekutuan nga Evropa, ata filluan të kërkojnë një tokë të re, duke emigruar në Amerikë në numër të madh, dhe janë pikërisht këto njerëz që u bënë baza e garantimit të lirive të njeriut që është sot e ndërtuar në Amerikë.

Reformacioni dhe shqiptarët

Në fillim të shfaqjes së Reformacionit, Kisha Katolike imitoi doktrinën e protestantizmit duke lejuar përkthime të Biblës në gjuhë tjera, duke e ditur se deri në shek XVI-të pas Krishtit, Bibla në Evropë ishte kryesisht në gjuhën greke dhe latine, por shumë shpejt Kisha katolike ndërron mendjen dhe fillon kundër-reformacionin. Rrjedhimisht, të gjitha ato botime që ishin financuar nga vetë Papa, tani shpallen heretike dhe ata që u zunë duke i poseduar ato persekutoheshin.

Gjon Buzuku mbetet autori i parë i njohur të ketë shkruar një libër në gjuhën shqipe, që është “Meshari”, një kryevepër e cila është një përkthim i shumë pjesëve të Shkrimit të Shenjtë nga latinishtja. Ky libër është botuar për herë të parë më 1555, mu në kohën e kundër-reformacionit, dhe tani ne dimë vetëm nga një kopje e këtij libri sepse kopjet tjera u dogjën pasi ai u shpall i ndaluar, prandaj edhe sot shumë pak dihet rreth autorit të librit dhe vendit të botimit. Të gjitha këto flasin se ka shumë të ngjarë që Buzuku ishte i lidhur shumë më tepër me Reformacionin e Luterit sesa me kishën katolike për faktin se kryevepra e tij botohet pikërisht gjatë kohës së kundër-reformacionit papnor. Gjithsesi, shkrimet shqipe rrënjët i kanë në Reformacionin.

Është vetëm në vitin 1887 që kisha e parë protestante hapet në mesin e shqiptarëve në Manastir dhe në vitin 1892 në Korçë. Kisha është e hapur për herë të parë nën udhëheqjen e Gjerasim Qiriazit, dhe nga kjo kohë e tutje gjithmonë ka pasur kisha protestante në mesin e Shqiptarëve. Kohët e fundit më shumë dokumente janë zbuluar për të mbështetur pretendimin se në 1882 ka pasur një kishë protestante (ungjillore) në Prishtinë. Mbi 100 dokumente gjenden sot në Mbretërinë e Bashkuar, Amerikë, Austri, Turqi, Shqipëri, etj, që flasin për përhapjen e protestantizmit në mesin e shqiptarëve. Në vitin 1884 Qiriazi vetë vizitoi kishën në Prishtinë.

Emrat e mëposhtëm kanë dhënë kontributet e tyre në konsolidimin e protestantizmit tek shqiptarët: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastriti, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazit, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, Konstandin Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi etj, ndërsa emrat tjerë në vijim e kanë admiruar këtë lëvizje: Elena Gjika, Asdreni, Konica, Noli, Naim Frashëri dhe shumë e shumë të tjerë.

Hegeli dhe Fromi rreth Protestantizmit

Kisha protestante i ka dhënë njerëzimit pavarësinë nga dogmat krishtere 12 shekullore. Kishës i hiqet autoriteti i saj dhe koncepti besim dhe shpëtim i kalon individit. Kjo bëri individët si përgjegjës dhe të vlefshëm duke krijuar lidhje të drejtpërdrejtë Zot-njeri. Komponentët e tilla të Reformacionit kanë ndikuar në zhvillimin e lirive shpirtërore, politike, kulturore, artistike dhe ekonomike – në hedhjen themeleve të shoqërisë moderne evropiane. Erich From ka ardhur në përfundim se në protestantizëm janë arritur zhvillimet më të rëndësishme psikologjike ndonjëherë. Ky psikolog thotë: “protestantizmi është përgjigje për nevojat e njeriut të frikësuar dhe izoluar, i cili është i distancuar prej rrënjëve të tij; i cili në botën e re duhet të gjenden dhe rilidhën me to”. Për këtë arsye, sipas Fromit, kisha protestante “i ka përgatitur njerëzit psikologjikisht për fillimin e punës, si dhe për njerëzit që të luajnë rol në sistemin industrial”. Një filozof i quajtur Max Webber në kryeveprën e tij “Etika Protestante dhe shpirti i kapitalizmit” thellësisht e pasqyron ndikimin e protestantizmit në zhvillimin ekonomik dhe të diplomacisë. Roli i tillë është arritur, sepse protestantizmi shkatërron autoritetet e tjera për individët dhe forcon vetëm autoritetin e Perëndisë. Kjo filozof ka arritur në përfundimin se protestantizmi e shpëtoi njerëzimin shpirtërisht dhe kapitalizmin politikisht. Kisha protestante filloi një proces të tillë që i shtyu njerëzit të përballen personalisht me Perëndinë dhe jo përmes hallkave të tjera të komandës. Hegeli, duke thurur mirënjohje për Luterin ka thënë: është me atë që filloi fryma e lirisë. Luteri konsiderohet luftëtar për lirinë e arsyes dhe të ndërgjegjes.

Protestantët sot në botë

Mbi 10% e popullsisë së botës janë të krishterë protestantë, pra mbi 600 milionë njerëz në mbarë botën dëshmojnë bindjen e tyre të krishterë protestante, ku si numri më i madh është në Amerikë, pasuar nga vendet evropiane si Britania e Madhe, Gjermania, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, Zvicra, etj. Reformacioni i Luterit dhe Kalvinit është i gjallë ende sot dhe është ende u përhapur nëpër shumë vende të botës, si Kina (me mbi 40 milionë besimtarë, Brazili mbi 25 milionë, Koreja Jugore me mbi 80% të popullsisë së vendit, etj). Predikuesi më i njohur protestant i ditëve të sotme në shkallë botërore është Billy Graham.