Në prani të pastorëve nga pothuaj të gjitha trevat e Kosovës në kishën “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë, gjashtë studentë të kishave të Kosovës morën diplomat pasi mbaruan studimet tre vjeçare në teologji në programin ndërkombëtar “Build”.

Ceremonia e diplomimit u mbajt në lokalet e kishës “Bashkësia Ungjillore e Mesisë” në Prishtinë. Ceremoninë e drejtori koordinatori për Ballkan i programit teologjik ndërkombëtar “Bild” ndërsa të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar ishin drejtori i përgjithshëm i programit z.       . Para ndarjes së diplomave, drejtori bëri një prezantim të hollësishëm të mënyrës së funksionit të programit në fjalë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i KPUK-ut Pastor Driton Krasniqi i cili ndau një fjalë përshëndetëse. “Dëshiroj të shoh që të gjithë pastorët në Kosovë të mbarojnë studimet biblike”, nënvizoi Kryetari.

Programi “Build” është një program i certifikuar dhe ofron trajnime në shumë nivele të studimit të teologjisë. Vlen të përmendet një fakt mjaft interesant se të gjithë të diplomuarit e sotëm tashmë kanë mbaruar ose janë në përfundim e sipër të një universiteti tjetër në lëmi të ndryshme të studimeve.In the presence of ministers from all corners of Kosova, at the church “Messiah Evangelical Fellowship” in Prishtina, six students received their diplomas after they accomplished their three year studies in theology in the international program "Build".