Sherbesa e Krishtlindjes 1Sivjet, edhe sikur viteve tjera, besimtarë protestantë ungjillore anë e kënd Kosovës nga mese 47 kisha a kisha në mbjellje, sa numëron KPUK-u, e kanë festuar lindjen e Shpëtimtarit të njerëzimit – Zotit Jezus Krisht.

Nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, kishat lokale janë organizuar në komunitetet ku shërbejnë ndërsa në qytetin e Gjakovës, shërbesa e Krishtlindjes është festuar bashkërisht nga të gjitha kishat, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë. Në mesin e mysafirëve ishte edhe kryetari i KK të Gjakovës Dr Pal Lekaj.

Më 25 dhjetor, që është edhe dita festive e Krishtlindjes, KPUK-u organizoi shërbesë në Prishtinë. Edhe këtë vit në mungesë të hapësirës adekuate për shërbesa të tilla, besimtarët u mblodhën në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Rreth 450 anëtarë kishash e mysafirë të ftuar sa ishin mbledhur, e adhuruan Zotin Jezus me këngë të Krishtlindjes nën drejtimin e grupit të adhurimit të Bashkësisë së Popullit të Zotit. Paraprakisht, artisti i mirënjohur shqiptar i specializuar në këngët kishtare ‘Gospel’ (Ungjill) Astrit Stafa, interpretoi një këngë që fliste për dashurinë e tij ndaj Perëndisë. Në shërbesë kishte edhe figura tjera nga institucionet vendore e ndërkombëtare në Kosovë si dhe ushtarë të KFOR-it.

SHerbesa e Krishtlindjes 2Në fjalën e tij të hapjes Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Pastor Mr Driton Krasniqi u përkujtoi të pranishmëve se “sivjet Krishtlindja vjen në kuadër të festimit të 120 vjetorit të organizimit institucional kishtar protestant në mesin e shqiptarëve”.

Porosia e Krishtlindjes u nda nga Dr Femi Cakolli, pastor i Bashkësisë Ungjillore të Mesisë në Prishtinë. Ai mes tjerash nënvizoi rëndësinë e të mbledhurit bashkë në këtë kohë për ta falënderuar Perëndinë që kishte dërguar Birin e Tij Jezus Krishtin në botë. Sot, bota është më ndryshe për shkak të punës shpenzuese të Perëndisë ndaj njeriut dhe prandaj ka shpresë edhe për Kosovën përmbylli ai.

Fitore Jashari në dëshminë e saj me timen: Krishtlindja realitet ne jetim time personale, duke reflektuar mbi punën jetë ndryshuese të Jezusit në jetën e saj, evokoi kujtime se si Krishti i kishte dhënë kuptim jetës së saj atëherë kur jeta e saj nuk kishte një orientim as cak.

Pas shërbesës kishtare, u shtrua një koktej rasti. Vlen të theksohet se gjithashtu në kuadër të festës së Krishtlindjes Komisioni i të Rinjve i KPUK-ut organizoi një aheng të Krishtlindjes për rininë e kishave të Prishtinës. Edhe në këtë aheng pjesëmarrja ishte masive dhe u mbajt në mjediset e një lokali në Prishtinë.

Kjo shërbesë u bë e mundur falë punës vetëmohuese vullnetare të besimtarëve të të gjitha kishave të Prishtinës dhe për ketë u jemi përherë mirënjohës.