Krishtlindja – Ditëlindja e Shpëtimtarit tim

"Sot, lindi për ju një Shpëtimtar është që është Krishti, Zoti".

Kurdo që lind një fëmijë, natyrisht që prindërit e fëmijës nuk mund të parashikojë të ardhmen as fundin e shtegtimit jetësor mbi tokë. Por kështu nuk ishte me Jezus Krishtin. Për dallim prej të gjitha figurave të antikitetit, duke përfshirë këtu edhe bashkëkohanikët e tij, për Jezusin janë të njohura minuta e tij të parë dhe ora e mbërritjes së tij në këtë botë.

CHRIST-5

Për lindjen e tij të mbinatyrshme ishte profetizuar shekuj para lindjes së tij. Për arritshmeritë e tij krye engjëlli Gabriel e kishte paralajmëruar Marinë duke i treguar se ajo do ta lindte trashëgimtarin e fronit të mbretit David. Për misionin e tij të Shpëtimtarit të njerëzimit, paralajmëruan turmat e engjëjve të qiellit.

Është për këtë arsye, në gjatë kohës së Krishtlindjes mbi një miliardë të krishterët në mbarë botën kujtojnë me respekt të thellë e falënderim të sinqertë veprën e Perëndisë për ta. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se lajmin që engjëjt u sollën barinjve – lajmi i mirë për lindjen e Shpëtimtarit, nuk ishte vetëm për një kategori të caktuar të njerëzve. Ata thanë se ky lajm i mirë është për të gjithë njerëzimin (shih Lluka 2:10).

Me ardhjen e tij Jezusi nuk i kishte qëllim për të thelluar ndarjet fetare që tashmë ishin të pranishme në popull. Ai gjithashtu nuk ka ardhur për të krijuar një fe të re, por erdhi për ta dëftuar rrugën e Perëndisë duke thënë: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk shkon tek Ati përveçse nëpërmjet meje" (Gjoni 14:6).

Kishat Protestante Ungjillore e Kosovës bën përgatitjet për festimin e Krishtlindjes. Gjatë gjithë muajit dhjetor, kishat protestante në më shumë se 17 komuna në Kosovë kanë shpërndarë mbi 2 milion dhurata të Krishtlindjes gjatë dekadës së fndit për fëmijët e Kosovës, duke sjellë buzëqeshje në fytyrat e tyre të njoma. Më 24 dhjetor, kisha të ndryshme mirëpresin shumë besimtarë protestantë dhe mysafirë të tjerë, për ta adhuruar Perëndinë dhe për ta falënderojmë Atë për dhuratën më të madhe në botë – Jezus Krishtin.

Krishtlindja është koha më e mirë për të reflektuar në dashurinë e pakushte të Perëndisë për njerëzimin. Kjo është koha për ta dashur Zotin, Perëndinë tonë me gjithë zemrën tonë – dhe të afërmin tonë si veten.

Për Krishtlindje, të gjithë besimtarëve protestantë dhe popullit të Republikës së Kosovës, Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK) Pastor Driton Krasniqi, u dërgon mesazhin e tij bashkë me urimet e tij më të përzemërta.

CHRIST-4