Letra e PinkertonitNё vitin 1804 nё Londër u formua Shoqёria Biblike Britanike dhe e Huaj (SHBBH) qё pёr qёllim kishte përhapjen e Biblës nё gjuhёt e kombeve meqё deri nё kёtё vit nё Europё nuk i gjeje as 20 gjuhё qё Bibla tё ishte përkthyer. Njё agjent i kёsaj shoqёrie i quajtur Robert Pinkerton po ndihmonte degёn pёr Rusinё cariste ndёrsa udha e çonte nëpёr Vjenё ku takon njё grup shqiptarёsh. Prej tyre mёson se ekziston Shqipёria dhe gjuha shqipe. Kështu vendos ta vizitojë Shqipёrinё e Jugut, kryesisht ishujt jonianё qё ishin me shqiptarё, dhe njoftohet me gjendjen e rёndё shqiptare nёn turqit, nёn dominimin e kishës greke, etj. Kështu mё 28 gusht 1816 Pinkertoni merr dhe i shkruan njё kёrkesё SHBBH qё sa mё parё tё merrte vendimin qё Dhiata e Re tё përkthehej shqip. Ky personalitet, kjo shoqёri, kjo letёr, kjo datё sё bashku bёjnё qё ta shёnojnё fillimin e lёvizjes protestante mes shqiptarëve dhe që tani janë bërë 200 vjet.

Ja çfarë shkroi Pinkertoni: “Pajisja e shqiptarëve, të paktën me Dhiatën e Re në gjuhën e tyre, është një objekt që e meriton në shkallën më të lartë të tërheqë vëmendjen e Shoqërisë Biblike Britanike dhe pёr tё Huaj. Ky komb zë një pjesë të madhe të Ilirikumit të lashtë dhe të Epirit, ndërsa flet një gjuhë, e cila duket se nuk ka asnjë afëri gramatikore me sllavishten, turqishten, greqishten ose latinishten. Shumica e shqiptarëve janë shpallur të krishterë dhe i përkasin kishës greke; të tjerët janë zhytur kaq thellë në padijen e parimeve bazë të krishterimit, saqë kanë përqafuar besimin mysliman… të gjithë ata që mund të lexojnë do të mund të përdornin menjëherë Dhiatën tuaj shqipe”. (burimi: Annual Report of the British and Foreign Bible Society, raporti i 13-të, f. 93-94, pёrkthimi Xh. Lloshi).

Pinkertoni do t’i shkruante edhe disa letra tё tjera SHBBH pёr propozimin dhe përkushtimin e tij ngazёllyes. Pas njё viti ai e gjen Vangjel Meksin, mjekun personal tё Ali Pashё Tepelenёs, qё do tё niste përkthimin e Dhiatёs sё Re, punё qё do ta përfundonte pёr dy vjet. Nё vitin 1824 u botua njё pjesё e saj “Ungjilli i Mateut” nё Korfuz, dhe mё 1827 u botua “Dhiata e Re”. Përkthimin e redaktoi Gregor Gjirokastriti. Pinkertoni ishte skocez dhe ai shpejt u mbush mrekullisht me dashuri tё veçantë pёr shqiptarёt dhe Shqipёrinё. Ai ndizej flakё përbrenda qё ta shihte ungjillin tё predikohej e mësohej shqip.

Shoqëria Biblike ёshtё adresa, institucioni, agjencioni dhe busulla qё saherё qё flasim pёr Rilindjen tonё Kombёtare nuk mundesh assesi ta anashkalohesh rolin qё ka pasur pёr formimin e kombit shqiptar.

Lidhur me kёtё datё tё madhe historike jo vetëm pёr kulturёn shqiptare por edhe komunitetin protestant nё Shqipёri dhe Kosovё nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs, Vёllazёria Ungjillore e Shqipёrisё dhe nga Instituti pёr Studime Shqiptare dhe Protestante ёshtё shpallur njё vit i plotё me aktivitete tё shumta kulturore, shkencore, publicistike nё kuadër tё shënimit, kёtё vit, tё 200 vjetorit tё Lёvizjes Protestante mes shqiptarëve si dhe vitin tjetër shënimin e 500 vjetorit tё Reformacionit Protestant.

Gjatë datave 24-26 tetor 2016 KPUK nё Prishtinё do organizojё njё akademi kulturore dhe simpozium shkencor.